goni
Anėtarėsuar: 12.03.2006 Postime: 38 Vendi: Germany
|
Shkruar me: 12.03.2006 15:08 Titulli: Zevendesime i posteve ne demokracite me te reja |
|
|
Intervistė e Nexhat Dacit nė Gazetėn "EXPRESS"
INTERVISTĖ ME NEXHAT DACIN PAS SHKARKIMIT NGA KRYETARI I KUVENDIT TĖ KOSOVĖS
Intervistuan : Arlinda Desku dhe Berat Buzhala, Brezovicė, 2 mars 2006
Express: Kryesia e LDKsė ju shkarkoi nga posti i Kryetarit tė Kuvendit, kurse ju po rrini i mbyllur kėtu nė vilėn tuaj nė Brezovicė. Po mendoni nė qetėsi, si tia bėni tutje?
Nexhat Daci: Po. Unė po e shfrytėzoj njė pėrvojė shumė tė vjetėr. Gjithmonė, nė momente tė vėshtira, kur mė duhet tė mendoj, unė tėrhiqem, izolohem. Unė kam ardhur kėtu nė pushim. Pėr kėtė e kam informuar Kryetarin e Kosovės, Fatmir Sejdiun. I kam thėnė se mė duhet njė javė pushim, sipas kėshillave tė mjekut, por pėr takime tė rėndėsishme mund tė kthehem. Tė mėrkurėn u ktheva nė Prishtinė tėrėsisht i papėrgatitur pėr atė qė ndodhi. Kur hyra nė kabinet, erdhėn kėshilltarėt. Pash se nuk e kishin ēehren e mirė. Pastaj, ma komunikuan lajmin. Nuk u ndjeva mirė. Ishte befasi. Pėr nja tre minuta ktheva filmin e kohėrave shumė tė vėshtira, nė vitin 68, 72 dhe 81.
Mė vonė, erdhėn Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu, pėr tė ma komunikuar lajmin. U thashė - nėse LDK merr aso vendime, unė i respektoj. Mė duhet tė sqaroj diēka. Jam konsumuar nė tėrėsi gjatė ceremonisė sė varrimit tė Presidentit Rugova. Kishte telashe tė brendshme tė natyrės sė fuqishme politike, jo organizative. Tentohej qė tė ishte njė protokoll familjar dhe asgjė tjetėr. Pas fjalės mortore qė mbajta nė Kuvend, kam ftuar nė zyrėn time Soren Jessen-Petersen, Philip Goldberg dhe Gjeneralin Valoto,
pėr tė biseduar rreth ceremonisė sė varrimit. Aty pash se institucionet nuk kanė pse tė involvohen, sepse do tė ishte njė ceremoni familjare, ndėrsa mė thanė se Alush Gashi ishte caktuar si pėrfaqėsues i familjes Rugova. U thashė: "Who is Alush?" Dhe, u shpjegova se nuk jemi fis, prandaj duhet tė kemi protokoll shtetėror dhe kombėtar. Po bisedonim edhe pėr ditėt e zisė. Duke e njohur natyrėn e Presidentit Rugova, duke qenė se ishte properėndimor, thashė se nuk mund tė shpalleshin 15 ditė zie, por mjaftojnė vetėm 5.
Megjithatė, e bėmė njė protokoll tė mirė, qė na mori lakmi krejt dynjaja. Por, loja e fėlliqtė dhe kundėr traditės kombėtare - ishte ditėn e varrimit. Kishim takim me zyrtarėt mė tė lartė europianė, Javier Solana e Oli Rehn. Ishin marrė vesh qė aty tė fliste Surroi, tė bėnte biznes aty. Solana dhe Rehn deshėn tė hynė nė kombinatorikėn politike. Nuk i lejova, sepse vendi ishte nė zi. Ishin minutat e fundit tė shtėpisė sė Presidentit Rugova nė Kuvend, aty ku po qėndronte trupi i tij pėr nderime, dhe nuk kam lejuar qė tė ketė atė ditė biznes e as politikė. U ngritėn nė kėmbė. Jessen-Petersen i tha Surroit - "Fol... nise...". Surroi tha - "Si ta nis kur u ēua Kryetari...". Dhe, u mbyll ai takim. Unė kam pasur informacion tė ndytė kundėr meje. Udhėheqėsi i delegacionit amerikan nė ceremoninė e varrimit, qė ishte njeriu i tretė nė administratėn e Bushit, mė tha se SHBA do tė bashkėpunojė ngushtė me spikerin e Kuvendit dhe me Kuvendin e Kosovės. Kėtė po e them pėr ta dalluar vijėn zyrtare amerikane prej njė vije qė nuk ka qenė vijė e lidhur burimisht me Shtėpinė e Bardhė.
Express: Dėshironi tė thoni se Philip Goldberg nuk i pėrfaqėson qėndrimet e shtetit amerikan karshi jush?
Nexhat Daci: Jo. Bindjet e thella karshi meje nuk i pėrfaqėson.
Express: Me ēfarė mund ta argumentoni ketė?
Nexhat Daci: E argumentoj me njė gjė.Kur ėshtė bėrė koalicioni LDK-AAK, unė kam pasur kėrcėnime prej asaj vije. Kėrcėnime tė thjeshta. Nė mesin e tyre ka qenė edhe Goldberg. Ai ėshtė kėrcėnuar qė tė mos bėhet koalicioni dhe nė veēanti qė Ramush Haradinaj tė mos bėhej Kryeministėr. Goldberg ka qenė i mirėseardhur gjatė gjithė mandatit, pėr shkak tė respektit qė kemi pėr Amerikėn. Pėr ēdo konsultim, ka ardhur nė zyrėn time dhe nė shtėpinė time. Dhe, jam befasuar kur njė delegacion amerikan tė vijė mė kėrcėnime, pėr njė demokraci qė ne po e krijojmė me shumė simpati, e tė thoshin ky bėn, ky nuk bėn.
Express: Vendimi qė u mor tė mėrkurėn pėr shkarkimin tuaj, ėshtė edhe njė "shpėrblim" qė ua dha Ramush Haradinaj?
Nexhat Daci: Nuk e di
Unė pėr familjen Haradinaj dhe Ramush Haradinajn kam njė respekt tė veēantė. Nė tė gjitha tubimet qė krijohet historia, e kam pėrmendur me krenari. Dhe nė momentet e tashme, ndoshta duhet njė psikoanalizė, pėr tė cilėn unė nuk jam ekspert. Unė kam hyrė me njė bindje tė thelle nė atė koalicion.
Express: Megjithatė, ju keni pasur njė mbėshtetje tė Soren Jessen- Petersen...
Nexhat Daci: E kam pasur mbėshtetjen se tij shumė tė fuqishme prej takimit tė parė kur ka ardhur nė Kosovė. Prej atėherė e deri kur ma ka sjellė njė letėr, tė cilėn unė nuk ia kam pranuar.
Express: Si ishte puna e letrės?
Nexhat Daci: Ishte punė e lojės sė budallenjve. Tė mi kufizonin tė drejtat derisa tė jem ushtrues detyre i Presidentit.
Express: Pse punė budallenjsh?
Nexhat Daci: Sepse Goldberg dhe Jessen-Petersen janė dy njerėz tė cilėve u kam thėnė, shumė kohė para vdekjes sė Presidentit Rugova, se unė nė asnjė mėnyrė nuk do ta zėvendėsoj Rugovėn. Nė atė takim i kam thėnė - ju jeni nėn presion, prandaj kthejeni atė letėr, sepse e di ēfarė shkruan aty.
Express: Pra, juve ju kanė njoftuar paraprakisht se ēfarė shkruan nė atė letėr?
Nexhat Daci: Po, e kam ditur se ēfarė shkruan nė letėr, sepse Kosova
ėshtė shumė e vogėl.
Express: Refuzimi i letrės qė i bėtė Soren Jessen-Petersen dhe refuzimi qė bėtė nė takim me Solanėn qė tė flitet pėr zgjedhjen e Presidentit, u vlerėsuan si sjellje arrogante.Dhe, kjo ju kushtoi, nė fund?
Nexhat Daci: Mendoj qė jo. Unė jam shkolluar shumė gjatė nė universitete perėndimore. Perėndimi kurrė nuk i respekton frikacakėt as tė dobėtit nė shkencė.
Express: E nė politikė?
Nexhat Daci: Njė gjė e di... me Jessen-Petersen kemi funksionuar dhe funksionojmė me marrėveshje. Nėse kemi telashe, flasim hapur me njėri-tjetrin. Nė shumė raste mė ka ndihmuar me sinqeritet ballkanik tė tij. Ai e ka fituar sinqeritetin tim naiv ballkanik ose shqiptar, por nuk e ka keqpėrdorur. E, Solanės ia kam bėrė me qėllim. Unė e kam njė arrogancė tė lindur. Jam rritur qė tė mos frikėsohem.
Express: Por kjo po ju kushton nė njė moment kulmor tė karrierės...
Nexhat Daci: Nuk e besoj. Mendoj se mė ndihmon.
Express: Tė kthehemi te vendimi i Kryesisė sė LDKsė pėr tju shkarkuar. Ēfarė ndodhi tė mėrkurėn, a e dini z.Daci, a keni farė shpjegimi?
Nexhat Daci: Unė nuk kam qenė nė atė mbledhje. Por, nuk jam i befasuar. LDK pa Presidentin e Kryetarin e saj, nė strukturėn ekzekutive - e ka vėshtirė tė funksionojė. Njė strukturė ku askush nuk e ka ditur emrin dhe mbiemrin kur ishin me Presidentin. Jo pse Rugova i ka kėrcėnuar ndonjėherė, por pse mungesa e cilėsisė i ka bėrė skllevėr. Nė LDK nuk ka pasur kurrė diktaturė. Nė njė moment, kur dikush ėshtė ankuar pėr mungesė tė hapėsirės, kam thėnė - merruni me vetveten. Ibrahim Rugova nuk i ka penguar kurrė. Ai njeri qė ka pasur vizion ose kurajo - nuk ka qenė i penguar. Ajo qė ka ngjarė tė mėrkurėn nė Kryesinė e LDKsė - ata duhet tė merren me vetveten.
Express: Me ēfarė arsyetimi erdhėn para jush se do tju shkarkojnė?
Nexhat Daci: Me kurrfarė arsyetimi. "Po thotė bashkėsia ndėrkombėtare qė ėshtė nė tė mirėn e Kosovės qė Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit tė shkojnė...."
Express: Eqrem Kryeziu tha se ky ėshtė njė test demokratik...njė deklarim qė smerrej vesh fort...
Nexhat Daci: Ai me mua nuk ka folur pėr asnjė test. Po ju them me pėrgjegjėsinė mė tė madhe. I kam thėnė disa parametra tė respektit tim ndaj LDKsė, nė momente tė vėshtira. I kam thėnė se LDK le ta marrė vendimin, e unė do ta respektoj.
Express:LDK...dhe jo Kryesia e LDKsė...
Nexhat Daci: Unė flas mė precizitet tė shkencėtarit. Kur them LDK, flas pėr struktura. Sipas statutit tė LDKsė, dihet se kush pėr ēka ėshtė kompetent. Unė pėrafėrsisht i kam parė lojėrat qė, mjerisht, pa nevojė, janė bėrė me Kryetarin Fatmir Sejdiu, nga e njėjta Kryesi. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor dhe kam respekt pėr tė. Katėr vjet sa ka qenė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, asnjėherė nuk kemi pasur mosmarrėveshje. Mbi atė bazė, kam dalė jashtė lėkurės sime dhe e kam pėrkrahur edhe nė kohėn e zisė. Por, Kryesia e LDKsė nuk ka treguar respekt pėr postin e Presidentit tė Kosovės. Nė vend se tė kishte njė takim tė dinjitetshėm dhe tė merreshin vesh siē duhet. LDK e ka ditur se unė nuk jam kandidat pėr President. I kam njoftuar.
Express: Si jeni ndier kur e keni parė Eqrem Kryeziun duke folur nė media?
Nexhat Daci: Shumė keq. Me ka ardhur keq pėr tė. Me sa di, ai ėshtė ligjėrues nė shkollė tė lartė diku. Ėshtė kryetar komune, ku nė dy mandate i ka humbur zgjedhjet. Dhe, kur e kam parė ashtu, kam thėnė: A ėshtė mundur, njė njeri nė moshė, te bjerė aq ultė, qė Kryetari i Kuvendit tia dorėzojė dorėheqjen atij ose Kolė Berishės?! Ai moment mė ėshtė dukur, si nė njė roman, Foleja e Qyqes... Mė ėshtė dhimbsur LDK... Kam thėnė qė duhet bėrė gjithēka qė shtėpia tė konsolidohet.
Express: Ju e keni marrė vesh nė media pėr vendimin,nuk kanė ardhur tua kumtojnė zyrtarisht, pasi ėshtė marrė vendimi nė Kryesinė e LDKsė?
Nexhat Daci: Jo. Nė media e kam mėsuar.
Express: A e keni ndėrmend tė ofroni dorėheqje?
Nexhat Daci: Jo. Procedura e largimit tė Kryetari tė Kuvendit merret nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė, nė kėtė rast tė LDK"sė, ose nė strukturat ė Kuvendit. Kryesia e LDKsė nuk e ka asnjė kompetencė tė politikės partiake, ajo e ekzekuton.
Express: Pra, ju nuk e njiheni nė asnjė mėnyrė vendimin qė ka marrė Kryesia e LDKsė?
Nexhat Daci: Ėshtė kundėr statutit tė LDKsė. Kryesia e partisė asnjėherė nuk zgjedh Kryetar tė Kuvendit. Kryetari i LDKsė me Kryesinė mė kanė nominuar mua pėr Kryetar tė Kuvendit. Ata kanė tė drejtė ta inicojnė procedurėn, jo tė marrin vendim. Vendimi duhet tė merret nė Kuvend. Nuk
ka forcė, as ushtarake, vetėm plumbi, tė tė tėrheqė ndryshe.
Express: Dhe, keni vendosur tė mos largoheni pa u pėrfillur kėto procedura?
Nexhat Daci: Jo, nuk e kam ndėrmend. Unė jam institucionalist. Institucioni qė ėshtė pėrgjegjės me Kornizė Kushtetuese - e kryen atė procedurė. Nė atė moment kur Kuvendi, pra Grupi Parlamentar i LDKsė, e sheh tė arsyeshme, me procedurė demokratike, unė do tė jemi respektues i madh dhe mė i fuqishėm i atij vendimi.
Express: Ju e kaluat njė test nė Kuvend.LDK ju mbrojti ditėn kur u fol pėr Qendrėn Protokollare nė Gėrmi.Besoni se do tė ndodhė e njėjta gjė edhe mė kėtė rast?
Nexhat Daci: Atė ditė unė e fitova njė votėbesim tė fuqishėm prej LDKsė. Pėr ta lėnė LDK qė tė jetė e lirė, nė momentin e votimit, unė skam qenė nė sallė. 42 deputetė, nė njė mėnyrė, kanė kėrkuar shkarkimin tim. Kur ėshtė votuar, vetėm 23 prej tyre kanė votuar "pėr" formimin e komisionit hetues, pra pėr shkarkim. Ajo ka qenė pėrkrahja mė e fuqishme qė e kam marrė me vota tė fshehta. Por, nuk kam pasur asnjė arsye tė mendoj tė jap dorėheqje. Pse dorėheqje? Nė mandatin e dytė, prej 99 deputetėve tė pranishėm nė sallė, kur Veton Surroi mori fjalėn kundėr meje nė Kuvend, 93 vota kanė qenė "pėr" zgjedhjen time tė dytė. Ishte kundėr vetėm OJQ e papėrgjegjshme, siē e kam quajtur, e Veton Surroit...
Express: Por kjo "OJQ" ju kushtoi kaq shtrenjtė.... E keni nėnvlerėsuar kėtė "OJQ"...?
Nexhat Daci: Po, ėshtė edhe loja e saj. Nė takimin e fundit qė kishim nė Grupin Negociator, me Presidentin Rugova, kam thėnė se njė ditė do tė dalin para mediave pėr punėn e shėrbimeve sekrete, por edhe pėr punėn sekrete qė njė anėtar i delegacionit ( kėqyrsha nė Surroin) qė ka bėrė me Kai Eiden, por e ka pranuar edhe nė takimin e parė me Ahtisaarin.
Express: Pėr ēfarė punė sekrete e keni fjalėn?
Nexhat Daci: Punėt sekrete qė Kosova nuk ėshtė e gatshme... nuk i plotėson standardet, se Kuvendi nuk ėshtė demokratik, se Qeveria nuk ėshtė efikase... Krejt kjo ka ndikuar nė raportin e Kai Eides... Krejt kjo lojė ėshtė qė Kosova ta paguajė njė faturė pak mė tė trashė.
Express: Gjatė kėsaj kohe, prej tė mėrkurės,a ju kanė kontaktuar zyrtarė tė LDKsė?
Nexhat Daci: Jo. Kėtu ska telefon. Jemi larg nja 65 kilometra. Nuk e kam kontaktuar asnjė.
Express: A do tė dilni tė hėnėn nė punė?
Nexhat Daci: Tė hėnėn, po.
Express: Nė zyrėn e Kuvendit?
Nexhat Daci: Me emėr tė Zotit, po.
Express: A jeni tė gatshėm tė ballafaqoheni me pengesa?
Nexhat Daci: Po.
Express: E nėse Kolė Berisha ėshtė nė ulėsen tuaj?
Nexhat Daci: Jo, nuk mundet. Ai mund ta marrė ēdo zyrė. Nuk do tė pėrdor kurrfarė dhune...
Express: Kryesia e LDKsė vendosi pėr shkarkimin tuaj.Ky ėshtė njoftimi publik qė u dha. Por, a e zbatoi ajo njė ide tė Philip Goldberg? A i ndihmoi kėsaj pune edhe AAK e ORA...?
Nexhat Daci: Veton Surroi, kur erdhi nė fillim nė Kuvend, e pat bėrė njė pyetje si ju kėshtu. Dhe, i pata thėnė - a po e riformuloni fjalėn, a po e tėrhiqni krejt. Edhe juve po ju them - a po e riformuloni pyetjen, sepse mua nuk mund tė mė shkarkojė as Goldberg, as Kryesia e LDKsė dhe askush tjetėr, pėrveē Kuvendit.
Express: Por Kryesia e LDKsė e quajti shkarkim... vendim pėr shkarkim...
Nexhat Daci: Mua nuk mund tė mė shkarkojė askush tjetėr pos Kuvendit.
Express: E kush e bėri kėtė,pra? Dikush e nisi. Me vendim tė kujt? Me iniciativė tė kujt?
Nexhat Daci: Me dėshirėn e madhe tė njerėzve tė Kryesisė sė LDKsė pėr tė ardhur nė pozita tė Kryetarit tė LDKsė, tė Kryetarit tė Kuvendit dhe tė Ministrit tė Punėve tė Brendshme.
Express: Nėse atyre nuk u ka ardhur keq qė ta marrin kėtė vendim, ndoshta edhe juve nuk ju vjen keq qė ti pėrmendi me emra...
Nexhat Daci: I keni parė vetė nė media... Kolė Berisha, Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu.
Express: Njė natė para se tė dalė me kėtė vendim Kryesia e LDKsė, ėshtė njoftuar pėr njė takim jopublik mes Philip Goldberg dhe Fatmir Sejdiut, Eqrem Kryeziut e Kolė Berishės. Aty, siē ėshtė thėnė, ėshtė vendosur pėr ndryshimet nė institucione, pra edhe pėr largimin tuaj...
Nexhat Daci: Unė nuk e di. Prej tė shtunės jam kėtu nė Brezovicė.
Express: Fatmir Sejdiu ka qenė i pėrfshirė nė kėtė rrėfim...?
Nexhat Daci: Unė nuk po ju kundėrshtoj as nuk po e pohoj, sepse nuk kam qenė nė Prishtinė.
Express: Nėse e bėjmė njė listė tė atyre qė ndikuan pėr largimin tuaj, njė listė shkaqesh, si do tė dukej ajo?
Nexhat Daci: Unė do tė thosha shkaqe tė budallenjve, qė menduan ti bėjnė gjėrat me shpejtėsi sikur nė boks, me knock-out. Nėse bėhet - mirė. Nėse jo - asgjė.
Express: Kėto kalkulime janė bėrė edhe mė herėt... Express e ka pasur njė tekst me titull "Rrėfimi pėr rrėzimin e Dacit", i cili po del i saktė. Pra, ka ekzistuar njė skenar...
Nexhat Daci: E kam parė atė tekst dhe e kam lexuar me vėmendje. Rrėfimet kanė filluar me hyrjen e ORAs nė Kuvend. Nė mandatin e parė, kur nuk mund tė bėnim zgjedhjen e Presidentit dhe Qeverisė, e njėjta zyrė me tė cilin kam qenė tepėr mik, ka ardhur te unė dhe mė ka thėnė - "Kryeministėr po e zgjedhim Veton Surroin"...
Express: Po flisni pėr Zyrėn Amerikane...?
Nexhat Daci: Ishte John Menzies.... dhe... pastaj ma pėrmendi Blerim Shalėn. I kam thėnė - "Ēfarė lloj demokracie po na sillni? A po mendoni se ne jemi fise? Derisa nuk e fitojnė elektoratin, nė zgjedhje, kurrė nuk mund tė bėhen. Edhe njė herė nėse mi pėrmendni... nuk do kemi mė takime".
Express: Ka edhe njė tjetėr shkak pėr largimin tuaj.... Afria me Hashim Thaēin.... A po e pranoni se edhe kjo ju kushtoi shumė?
Nexhat Daci: Shumė, shumė. Por, mė dėgjoni me vėmendje - atė ēmim e paguaj me krenarinė mė tė lartė.
Express: Afria me Thaēin e largoi edhe zhurmėn nė Kuvend, jua krijoi "qetėsinė vepruese", siē e quani ju...
Nexhat Daci: Nuk e besoj. Disa nė Grupin Parlamentar tė PDKsė nuk e dėgjojnė Hashim Thaēin, disa partizanė aty qė si kanė dy lidhje... LDK ėshtė akademi pėr partitė tjera.
Express: Dikur ndoshta, jo sot... Tash e bėtė njė vlerėsim shumė tė lartė pėr LDKnė, zoti Daci...
Nexhat Daci: Jo, unė them pėr LDKnė burimore. Po ju flas pėr anėtarėsinė e gjerė. Nuk po flas pėr Kryesinė. Ju jeni lidhur pėr Kryesinė...
Express: Kryesia po i merr vendimet...Si mund tė flisni kaq i qetė?
Nexhat Daci: Jo more ēfarė vendime... Vendimet nuk i merr askush jashtė LDKsė. Autoriteti i vetėm ėshtė Kėshilli i Pėrgjithshėm. Unė jam i qetė pėr ta zbuluar vlerėn dhe antivlerėn nė LDK. Kur flas pėr LDK, nuk e kam me Kryesinė.
Express: A do tė provoni ta thirrni ju Kėshillin e Pėrgjithshėm?
Nexhat Daci: Unė skam tė drejtė ta thėrras. Unė jam anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Ka njė nen nė statutin e partisė se sa anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm kanė tė drejtė ta thėrrasin takimin. Nuk po kėrkoj asgjė mė shumė - vetėm qė tė respektohet statuti dhe programi i LDKsė.
Express: A keni besim nė Grupin Parlamentar tė LDKsė?
Nexhat Daci: Grupi Parlamentar ka votuar fshehur pėr mua, para dy javėsh. Nėse i bllokon ndonjė forcė qė u kėrcėnohet, atėherė ėshtė tjetėr ēėshtje. Por, unė do tė shkoj nė takimin e Grupit Parlamentar, kur do tė flitet dhe vendoset pėr shkarkimin tim. Grupi Parlamentar duhet tė mė ftojė mua nė mbledhje, sepse unė jam deputet. Dhe, deputetin asnjė parti nuk mund ta shkarkojė. LDK ka obligim statusor dhe kushtetues qė tė mė thėrrasė. Unė do tė shkoj, sepse e kam obligim. Nėse Grupi Parlamentar voton pėr shkarkimin tim, atėherė - po - jap dorėheqje. Dhe, prapė do ta vazhdoj punėn time nė Kuvend si deputet dhe nė LDK.
Express: Gjėrat,megjithatė,po ndryshojnė ēuditshėm. Ēfarė nėse ata pranojnė porositė nga jashtė kundėr jush?
Nexhat Daci: Nuk e di nėse pranojnė ose jo. Ėshtė e drejtė e deputetit tė flasė e votojė. Unė do ta pranoj nė mėnyrėn mė tė sinqertė.
Express:Me gjasė ju keni njė bindje se do tė jeni edhe mė tej Kryetar i Kuvendit....
Nexhat Daci:Po tė mos besoja, do tė shkoja sot dhe do ta dorėzoja dorėheqjen para cilitdo anėtar tė Kryesisė sė LDKsė, ndoshta edhe para atij tė Prizrenit... meqė e kam mė afėr Prizrenin kėtu nga Brezovica...
Express: A ka Kryesia e LDK telashe me juve?
Nexhat Daci: Nuk ma merr mendja. Unė nuk jam anėtar i Kryesisė sė LDKsė.
Express: E bashkėsia ndėrkombėtare? Ju njiheni pėr arrogancė nė qėndrime. Prandaj, nuk duheni tash nė kohėn e statusit. Po?
Nexhat Daci: Po, kjo qėndron. Para vitit tė ri, Goldberg ngriti ēėshtjen qė statusi nuk mund tė pėrfundojė pa biseda me Beogradin. I kam thėnė - jo, pavarėsinė ne nuk e negociojmė, nuk ka pavarėsi me kushte. Ia kam bėrė tė qartė se nuk kam mandat pėr asgjė tjetėr pos pavarėsisė sė plotė. Atė ditė ka kėrkuar mendimin tim pėr ta ndėrruar Bajram Kosumin. Pėrgjigja ime ishte - jo. Mė tha se do tė shkonte pėr konsultime nė Washington. Edhe Admirali i NATOs Harry Ulrich, kur erdhi tė me takojė bashkė me Gjeneralin e KFORit Valoto, mi ka paraqitur tri kondita ultimative, si ushtarak. Edhe atij ia kam bėrė tė qartė se pavarėsinė nuk e negociojmė. I thashė se kot humbet energji e kohė pėr kėtė ēėshtje. Tė fundit qė ia kam pėrsėritur kėtė qėndrim - ishte Frank Wisner. Ishte aty edhe Rosemary Di - Carlo dhe Philip Goldberg. Nuk them qė jam i vetmi kosovar qė e mbroj pavarėsinė, as mė i forti e me i menēuri. Por, e ndjej si obligim pėr tė mos e gėnjyer popullin.
Express: Pėr shkak tė kėtij qėndrimi tuajin,mendoni ju,u bėnė edhe kėto ndryshime nė Grupin Negociator?
Nexhat Daci:Po, mendoj qė po. Ėshtė kryesorja. Nė Grupin Negociator jemi marrė vesh qė takimet do tė zhvillohen bashkė, e jo individualisht. Ajo qė i dhimti mė sė shumti bashkėsisė ndėrkombėtare - ėshtė ajo qė kam thėnė se vendimet pėrfundimtare pėr statusin merren nė Kuvend, sė paku me dy tė tretat e votave. Lė tė premtojė e tė spiunojė ēka tė dojė Veton Surroi.... Nuk ėshtė me rėndėsi a ėshtė Daci a jo... Normat nė Kuvend do tė respektohen, ashtu siē jemi marrė vesh. LDK ėshtė lėkura ime
Express: A nisi lufta pėr ndarjen e LDKsė mė ditėn e mėrkurė?
Nexhat Daci: Nuk e besoj.
Express: Ēfarė do tė bėni ju?
Nexhat Daci: Unė do tė jem kandidat i fuqishėm i LDKsė, do tė jem fuqishėm pro LDKsė. Do tė insistoj qė nė tė gjitha nivelet tė bėhen zgjedhjet nė mėnyrė demokratike. Dhe, ata qė fitojnė besimin prej degėve e deri nė kuvend tė partisė, ata do tė jenė udhėheqės tė LDKsė.
Express: Ju do tė jeni nė LDK derisa tė mbahen zgjedhjet brenda partisė?
Nexhat Daci: Unė do tė rri nė LDK derisa ta shoh qė funksionon demokracia aty nė parti.
Express: A ju ėshtė lėkundur besimi nė kėtė parti,tash pas kėsaj qė ndodhi?
Nexhat Daci: Nė asnjė mėnyrė.
Express: Por, pas vendimit tė Kryesisė sė LDKsė pėr shkarkimin tuaj - do ta keni tė vėshtirė tė bashkėpunoni...
Nexhat Daci: Pas zgjedhjeve tė reja, ndoshta asnjė prej 16 anėtarėve mund tė mos jetė nė Kryesi.
Express: E nėse LDK merr vendim qė tju shkarkojė nga posti i Kryetari tė Kuvendit,me ato procedura qė po i kėrkoni, ēfarė atėherė?
Nexhat Daci: Nėse LDK merr vendim tė mė shkarkojė, unė do tė mbetem prapė nė LDK, deri nė zgjedhje. Nėse respektohet demokracia nė LDK, kurrė nuk e lėshoj, sepse ėshtė lėkurė imja tė cilėn e ndjej. LDK e kanė lėshuar vlerat me tė larta tė kulturės, tė shkencės. Por, LDKsė i kam thėnė - do tė keni problem me mua, sepse unė nuk ua plotėsoj atė dėshirė qė ta lėshoj LDKnė.
Express: Ju e keni pėrmendur shpesh anijen qė ecėn drejt limanit tė pavarėsisė. A do tju vijė keq nėse nuk jeni nė atė anije?
Nexhat Daci: Jo, unė do ta ndihmoj atė anije tė mbėrrijė nė limanin e destinuar, qė me Presidentin Rugova e ka pėrcaktuar Lidhja Demokratike e Kosovės, me tė cilin unė gjithmonė kam qenė opozitė konstruktive.
Express: Keni qenė opozitė konstruktive me Ibrahim Rugovėn, dėshironi tė thoni se keni pasur mendimin tuaj?
Nexhat Daci: Po, me Rugovėn. Unė kisha njė liri timen tė natyrshme. Kur nuk jam pajtuar me diēka, kėtė e kam thėnė brenda LDKsė.
Express: Kur ka qenė takimi juaj i fundit me Rugovėn?
Nexhat Daci: Takimi im i fundit me Rugovėn ishte nė Grupin Negociator, njė takim jo shumė i kėndshėm pėr Veton Surroin. Pas pjesės zyrtare, jemi ulur nė zyrėn e tij ku i priste mysafirėt, pėr tė pirė kafe. Veton Surroi dhe Blerim Shala nisėn tė flasin pėr nevojėn qė tė lobohet nė Amerikė pėr ēėshtjen e statusit tė Kosovės, qė tė gjendej dikush pėr kėtė punė. Rugova tha Mirė ėshtė kjo, mirė ėshtė kjo. E shikova dhe i thashė Ēka mirė? Ēka ka mirė kėtu? Pse e kemi Zyrėn e Senatorit Doll? Pse e paguajmė? Pse e kemi NAAC atje? Pse e kemi Diogardin? Tash sė fundi edhe Behxhet Pacolli ka krijuar lobin pėr kėtė ēėshtje. A kemi nė aq para pėr tė gjuajtur?. Pastaj, Rugova tha Mirė qenka, profesor. Dhe, u mbyll ky muhabet.
Nė atė takim, Surroi ka kėrkuar prej Rugovės qė tė ndėrhyjė nė Kuvend dhe nė Qeveri, sepse kishin filluar lojėrat e mėdha.
Nė mėnyrėn mė brutale Rugova iu ka pėrgjigjur - Veton, rri kėtu ku jemi pėr ēka jemi. Kuvendi e di punėn e vet, Qeveria e ka tė vetėn. Ne nuk jemi kėtu substituim.
Express: Ėshtė folur nė emėr tė Rugovės shumė, ėshtė thėnė se e ka lėnė me amanet Fatmir Sejdiun, e shumė tė tjera... Sikur tė ishte gjallė Rugova, do tė ndodhnin kėto ndryshime?
Nexhat Daci: Jo, nuk do tė ndodhte asgjė, nė asnjė mėnyrė, sepse ka qenė vullnet i tij. Tash po ju zbuloj njė tė vėrtetė tė madhe. Nė koalicionin e parė me AAKnė, Ramush Haradinaj mė thėrret mua nė mbrėmje, njė natė pėrpara, dhe mė thotė - Profesor, nėse LDK nuk merr qėndrim deri nesėr, unė do tė marr orientime tė tjera. Unė e di qė ka qenė bllof partizanēe ajo fjali... E kam dashur dhe e dua. I kam thėnė Ramush rri rehat, pa tė informuar unė, lėri ti lojėrat tua. Dhe, unė kam shkuar, e kam takuar Presidentin Rugova nė mėngjes, i kam shpjeguar se jemi munduar mjaftė dhe e kemi orėn 12 pėr tė vendosur. I thashė E nėnshkrove koalicionin, mirė. Nėse nuk e nėnshkruan, ditėn e mirė, nuk kam mė pėrgjegjėsi.
Presidenti Rugova nuk ka qenė njeri qė ka lėnė amanete. Unė nuk jam takuar shumė shpesh me tė, por nė momentet e vėshtirėsive politike, edhe natėn mė ka thirrur. Nuk kemi folur gjėra intime kurrė. Nuk e them qė kam qenė dora e djathtė ose e majtė e tij. Por, unė i kam besuar. Dhe, kam pasur pėrshtypjen se ai i beson sinqeritetit dhe profesionalizmit tim. Ata qė thonė se ka lėnė amanete, le tju shėrbejė pėr nder kjo. Por, unė nuk e besoj.
Express: Ju bėtė koalicion me Ramush Haradinajn pėr ta shpėtuar nga Haga?
Nexhat Daci: Koalicioni ėshtė bėrė pėr shkak tė simpatisė sime pėr luftėn e Haradinajt.
Express: Por, edhe pėr ta shpėtuar?
Nexhat Daci: Unė e thashė pėr luftėn e tij, e ajo ėshtė pjesė e luftės... Ramush Haradinaj nė Kuvend ka treguar njė vizion qė ishte mė progresivi. Ai tregonte kurajo nė luftėrat e vėshtira qė i kishim natėn pėr Kosovėn me institucionet ndėrkombėtare. Ai ishte shpesh edhe para meje, me qėndrimet pėr kompletimin e Qeverisė sė Kosovės me ministritė e reja. Ishte njė fighter qė mua mė pėlqente nė politikė. Ishte pa frikė. Kjo e ka shtuar simpatinė time ndaj tij.
Express: Ju lavdėroheni shpesh pėr shkollim... E shkollimi juaj me shkollimin e Ramush Haradinajt ka njė diskrepancė tė madhe. Pra, ka arritur tju befasojė pėr tė mirė njė njeri me shkollim mesatar?
Nexhat Daci: Gjithmonė pėr tė mirė. Unė jam munduar qė ti lexoj raportet e luftės, sepse kam qenė nė Prishtinė tėrė kohėn. Kam qenė njė logjistikė ndoshta mė e fuqishmja e UĒKsė nė Prishtinė, nė zyrėn time nė Akademi. Tė gjitha ndihmat e Luginės sė Preshevės janė koordinuar nė zyrėn time dhe janė dokumentet pėr kėtė. Kur ėshtė kthyer prej terrenit ai ekip, gjithmonė mė kanė raportuar pėr gjendjen nė terren. Pra, ekziston njė simpati imja gjatė luftės. Kjo ka bėrė qė tė mos u frikėsohem kėrcėnimeve kur jam bėrė udhėheqės i listės sė LDKsė, atėherė kur askush nuk ka guxuar.
Express: LDK ju ka vėnė para topit nė zgjedhjet e para?
Nexhat Daci: Kėta tė dobėtit e LDKsė kurrė nuk mė kanė propozuar pėr tė mirė diēka. Unė e kam ditur atė. Vėllai im, qė ėshtė pak mė i vjetėr se unė, mė pat thėnė A je ti nė vete?. I kam thėnė Vėlla, unė nuk jam ushtar i thjeshtė, e kam kaluar atė fazė, unė jam gjeneral qė luftoj pėr principet e mia.
Express: Kur pėrmendet emri juaj, ose ka njerėz qė nuk ju duan fare, ose ka njerėz qė ju adhurojnė tepėr. Nuk ka njė mes pėr juve...
Nexhat Daci: Po, sepse unė nuk jam ne mes.
Express: Jeni popullist, zoti Daci?
Nexhat Daci: Mund tė jetė, nuk e pėrjashtoj.
Express: Vazhdimisht po flisni pėr njė mungesė frike qė keni pėrballė tė gjithėve. Nė seancėn e parė Kuvendit, kur u bėnė institucionet e para, ju ia ndalėt fjalėn Hashim Thaēit, i cili sapo kishe dalė nga lufta. As atėherė nuk jeni frikėsuar?
Nexhat Daci: Unė kurrė nuk frikėsohem. Kurrė nuk jam rrahur mė askėnd. Asnjė kafshore fuqi fizike nuk e kam pasur. Jam rritur pa prindėr. E kam ditur pastėrtinė time gjenetike, qė Veton Surroi nuk e kupton, e ka bėrė njė mixed-up tė kėsaj pune, qė ska lidhje. Unė e kam konstruktin e tillė. E kam ditur forcėn e Hashim Thaēit. Dhe, mi kanė thėnė aty, nė atė sallė. Por nuk jam frikėsuar. Pas kėrcėnimeve qė mė janė bėrė, kam shkuar nė Universitet, pa pėrcjellje, vetėm, prej Velanisė.
Express: Ēfarė kėrcėnime?
Nexhat Daci: Nė seancėn e parė, kur ia kam ndalė fjalėn.
Express: Ndėrkohė ju e keni edukuar Thaēin pak. Kėshtu mendoni?
Nexhat Daci: Po, tė jeni tė bindur qė po. Asokohe patėn ardhur ndėrkombėtarėt pėr ta akuzuar Thaēin. Por, ju kam thėnė Jo, zotėrinj, nė Kosovė po fillon demokracia. Ekipi im dhe familja ime e di cilat kanė qenė kėrcėnimet.
Express: A mund ti tregoni?
Nexhat Daci: Jo, sepse janė tė natyrės mė tė ultė, fshatarake. Ju kam thėnė vetėm faleminderit, unė do ta vazhdoj punėn time.
Express: A e keni hapur kėtė bisedė me Thaēin, pasi jeni bėrė miq?
Nexhat Daci: Jo, as nuk e kam plan. Tash po ju them diēka. Ka disa herė nuk kam parė sinqeritet te ai. Unė jam profesor dhe e di fizionominė e njeriut kur nuk ka sinqeritet. Por, nė njė takim, ai e ka fituar besimin tim. Jam i bindur se ka qenė mė i sinqerti ne jetėn e tij.
Express: Kur ka ndodhur kjo?
Nexhat Daci: Kjo ka ndodhur menjėherė pas shkuarjes sė Ramush Haradinajt nė Hagė dhe pas kthimit tė tij nga Haga. Ishte ēėshtja e ndėrrimit tė Bajram Kosumit...
Express: Pra, ėshtė biseduar pėr ndėrrime. Express ka dalė asokohe me artikull se ekzistojnė opsione pėr ndėrrimin e Qeverisė, pėr tė cilin mė vonė na kanė akuzuar pėr shpifje...
Nexhat Daci: Po, po, e di qė keni shkruar. Ka qenė shumė ė vėrtetė. Po ju tregoj 100 pėr qind ēfarė ka ngjarė nė zyrėn time. Muhabetet kanė qenė kėshtu. I kam thėnė Hashim, nėse do me qenė nė lojė i sinqertė me mua, kemi ardhmėri nė bashkėpunim, nėn kėto rrethana -- nuk ka ndryshim tė Qeverisė deri nė statusin e Kosovės. Ne e kemi njė urė tė fundit pėr ta kaluar si Kosovė dhe ėshtė dėrrasė e lėkundshme, nuk ėshtė urė hiē, mos na lėkund atė dėrrasė sepse bimė tė gjithė dhe e paguan Kosova. Hajde tė jemi konstruktiv dhe tė punojmė pėr ēėshtjen qė angazhohemi tė gjithė, ta pavarėsojmė Kosovėn. Dhe, i kam thėnė edhe diēka tjetėr. E ke njė detyrė, Hashim. Ta ndreqėsh punėn me Ramush Haradinajn. Mė ka thėnė Tė ndrequra i kemi. I kam thėnė Informatat e mia nuk tregojnė kėshtu. Kur ta ndreqėsh me Ramushin, atėherė Daci ėshtė shtylla e sigurt dhe pėrgjithmonė mbyllet trekėndėshi, e llomet nuk hyjnė mė nė kėtė trekėndėsh. Prej atėherė, ai kurrė nuk e ka thyer atė marrėveshje. Ka qenė aq konstruktiv. Sa herė mė ėshtė dashur ndihma, jo pėr Dacin, por kemi qenė kriza rreth Rezolutės, ka pasur kriza tė presionit ndėrkombėtar. Unė mund tju them qė ishte njė pėrkrahės i fuqishėm i ēėshtjeve pėr Kosovėn, jo personale, jo pėr mua. Unė nuk kam pirė kafe kurrė diku jashtė me Thaēin, pos nė kabinetin tim. Prej asaj dite, mund tju them se PDK, nė momentet shumė tė rėndėsishme, ėshtė partner qė unė mund ti besoj pėr ēėshtje politike.
LDK mendon se Daci me Thaēin po bėn koalicione ose po bėn dhe biznese, nė dėm tė LDK ose tė PDKsė. Edhe Thaēi besoj se ka akuza tė njėjta brenda partisė pėr kėtė ēėshtje. Por, njė gjė ėshtė e qartė me sinqeritetin mė tė madh po ju them. Unė nuk kam kurrfarė biznesi. Le ti hetojė kush tė dojė. Jo Guardia Di Finanza, por Guardia Di Zoti le tė hetojė.
Express: A keni biseduar me Guardia Di Finanza?
Nexhat Daci: Jo. Po ta kisha njė faculetė korrupsion, unė do tė frikėsohesha dhe do tu nėnshtrohesha kėrcėnimeve tė tė gjitha natyrave. Nėse arrin dikush, pėr kėtė jetė, nė Universitet, Nė Akademi, nė Kuvend, qė tė thotė se njė cigare ose njė kafe e kam marrė si mito, le tė dalė lirisht e le ta thotė.
Express: Kėtė vilė, zoti Daci, prej nga?
Nexhat Daci: Do tė ishte mirė tė jeni gazetari hulumtuese. Po ju ftoj me sinqeritetin mė tė madh lypeni kush e ka ndėrtuar.
Express: Behxhet Pacolli...
Nexhat Daci: Lypeni. Hulumtojeni. Bėni gazetari hulumtuese...
Express: Vendimi i Kryesisė sė LDKsė pėr shkarkimin tuaj ka ndodhur pėr njė ditė me vendimin e AAKsė pėr shkarkimin e Kryeministrit Bajram Kosumi.Ēfarė mendoni ju, a ėshtė dashur tė shkojė Kosumi?
Nexhat Daci:Jo, nuk ėshtė dashur tė shkojė, para statusit.
Express:Por kjo ka qenė njė Qeveri jashtėzakonisht joefikase dhe me shumė kritika...
Nexhat Daci: Mund tė jemi tė pakėnaqur me shumėēka. Por, Bajram Kosumi nuk ėshtė tėrhequr asnjėherė prej programit qė tė kryhet ēėshtja e statusit Kosovės. Nė tė gjitha takimet qė kemi pasur, ai nuk ka bėrė gabime. Kosumi ka mbetur nė nivel tė nėnkryetarit tė partisė, mjerisht. Ka menduar se Qeveria ėshtė mekanizėm dhe jo partia. Unė nuk kam qenė pėr ta shkarkuar Bajram Kosumin.
Express: E ministrat?
Nexhat Daci: Kjo nuk ėshtė Qeveri imja. Nuk ėshtė meny imja. Prandaj, nuk dua as ta komentoj.
Express: A keni koment pėr Agim Ēekun? Si e shihni ju kėtė njeri pėr Kryeministėr tė Kosovės?
Nexhat Daci: Kam koment tė dhimbshėm, sepse ėshtė njė figurė tė cilėn shumė e kam respektuar dhe e respektoj. I kam shkuar i vetmi prej institucioneve pėr ti dhėnė pėrkrahje. Jam i vetmi qė nė Washington, kur e ka pasur shumė pisk punėn, e kam pėrkrahur. Agim Ēeku ėshtė njė profesionist i mrekullueshėm, ka njė shkollim tė rregullt nė profesionin e vet. Ai ėshtė treguar i suksesshėm nė punėn e vet dhe unė i admiroj njerėzit qė kanė suksese dhe guxim. I kam shkuar edhe nė shtėpi. Dhe, prapė, edhe kėtu, kam humbur poenė nga Lidhja Demokratike e Kosovės. Mendoj qė njė takticist i mirė i luftės ka bėrė njė gabim ndoshta mė tė madh se gabimet qė unė i kam bėrė ndonjėherė nė politikė.
Express: Pse konsideroni se ka bėrė gabim? Ai synon qė ta ndihmojė TMKnė mė shumė si Kryeministėr...
Nexhat Daci: Kjo i bie sikur unė tė them se do ta ndihmoj shkencėn mė shumė nė Kuvend sesa kur kam qenė nė laborator.
(Fund) _________________ Kenaqesia me e madhe dhe me fisnike qe kemi ne ne kete bote eshte te zbulojme te vertetat e reja dhe pastaj t“i trondisim paragjykimet. |
|