FAQFAQ  KėrkojKėrkoj  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve   GrupimeGrupime   RegjistrohuRegjistrohu   ProfiliProfili   Mesazhe privateMesazhe private   LoginLogin

Speciale; Balle ne balle me AKSH

 
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Lajme dhe aktualitete
Tema e mėparshme :: Tema nė vazhdim  
Autori Mesazh
goni



Anėtarėsuar: 12.03.2006
Postime: 38
Vendi: Germany

PostimShkruar me: 15.11.2007 22:34    Titulli: Speciale; Balle ne balle me AKSH

Speciale; Balle ne balle me AKSH

14.11.2007
Nga zėri i lartė i komanduesit tė njėsisė ushton edhe mali, kurse ushtarėt e armatosur me armė tė rėnda e tė lehta, qėndrojnė nė rresht. "Garda e Armatės Kombėtare Shqiptare, nderime atdheut... nderime", dėgjohet zėri i drejtuesit tė kėsaj njėsie.


Kushtet qė njė person duhet tė plotėsojė pėr t'u bėrė pjesėtar i AKSH-sė

��Prejardhja familjare
��Morali
�� Ndershmėria
��Atdhedashuria
��Mospėrfshirja nė aktivitete kriminale
��Mospėrdorimi i drogės, marrja me prostitucion apo vjedhje
��Tė jetė I ndėrgjegjshėm dhe I pastėr



Pak sekonda mė vonė, komandanti i zonės i pėrcjellė nga dy ndihmėsit e tij pėrshkon radhėn e ushtarėve tė uniformuar dhe me maska. Kėta ushtarė, pėrveē rrathėve me fishekė, uniformave tė zeza e tė gjelbra, nė kokė dhe krahė mbajnė emblemėn e AKSHsė.
Nė prezencėn e gazetės Express, nėn erėn e ftohtė tė malevenė pjesėn veriore tė Kosovės, nga dyzet pjesėtarė tė pranishėm tė kėsaj armate, njėzet prej tyre bėnin betimin. Nė natėn ndėrmjet tė dielės dhe sė hėnės, ata i bashkoheshin rreth dymbėdhjetė mijė ushtarėve tė tjerė, aq sa thonė se janė, prej tė cilėve ka intelektualė, studentė, profesorė dhe fshatarė. Kėta njerėz e pranojnė se janė tė pakėnaqur me situatėn aktuale, me politikanėt dhe kėrcėnimet qė vijnė nga Serbia, e nė mėnyrė tė veēantė nga Garda e Car Llazarit.
"Pėr flamur, qendėr ndero", dėgjohet prapė drejtuesi i njėsisė, derisa tre nga ushtarėt nisen drejt qendrės sė lėndinės, e cila ndodhet nė mes tė drunjve tė lartė.
Por, rruga deri te kėta njerėz dhe flamuri qė ėshtė i vendosur nė njė shtyllė tė hollė prej druri, ėshtė e vėshtirė.
Personi i vjetėr, i cili tregon rrugėn deri te kjo njėsi, nuk flet shumė dhe nė tė njėjtėn kohė nuk dėshiron qė askush tė dijė emrin e tij. "Nuk kam frikė nga askush, por ende nuk ka ardhur koha qė tė dilet hapur", thotė ky pjesėtar i kėsaj armate.
Gjatė tėrė kohės ai tregon pikat ku ka luftuar dikur me ish-Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK).



BETIMI USHTARAK I AKSH-sė

“Unė, stėrnipi i ilirėve dhe Kastriotėve, vazhdues I denjė i luftėtarėve dhe dėshmorėve tė lavdishėm tė kombit shqiptar pėr liri, unė luftėtar i AKSHsė, betohem se do tė jem ushtar besnik I kombit tim dhe do tė luftoj deri nė fund tė jetės sime pėr bashkimin e Shqipėrisė. Ndėshkimi mė i rėndė i Zotit dhe i Kombit tė mė jepet nė qoftė se e shkel kėtė betim solemn. Betohem, betohem, betohem. “



Kjo ėshtė biseda kryesore. Pjesa tjetėr ėshtė heshtje. Aty ku mbaron asfalti, burri I vjetėr zbret nga vetura, pėr t'ia lėnė detyrėn e tij tė tregimit tė rrugės, njė automjeti tjetėr me dy persona nė tė. "Kaq pata unė. Ndiqeni kėtė veturė", thotė shkurt ai.
Nė rrugėn e shtruar me zhavorr, mes maleve dhe kthesave tė forta, mė nė fund duket njė dritė e dobėt.
Nė kėtė pjesė tė vendit mungesa e rrymės nuk llogaritet me orė, por me ditė tė tėra, kurse era e bjeshkės fėrshėllen xhamat e veturės.
Disa metra para se tė hyhet nė oborrin e kėsaj shtėpie, nė mesin e errėsirės vėrehen rojat me maska dhe tė armatosur.
Urdhri pėr tė qėndruar nė veturė deri nė marrjen e urdhrit tjetėr, duhet zbatuar nė pėrpikėri, derisa ushtarėt qėndrojnė pranė automjetit.
Nga ajo lartėsi dritat shumėngjyrėshe tė qytetit shfaqen poshtė nė rrafsh. "Kėtu nuk vjen rryma pėr disa ditė", thotė pas pak kohėsh njėri nga ushtarėt, kur pyetet pėr mungesėn e energjisė elektrike. "Unė jam student. Por kjo situatė nuk durohet mė", vazhdon ushtari, i cili merr vėrejtje nga kolegu i tij, sepse nė ato ēaste ėshtė duke ardhur komandanti.
"Rresht pėr dy. Njėsia nisu... Ejani edhe ju", thotė shkurt komandanti, i cili urdhėron dy ushtarė qė tė qėndrojnė tė fundit nė kolonė. Rruga deri nė vendin e betimit ėshtė e vėshtirė. Rrugėve me baltė nė drejtim tė bjeshkės, ku nėn urdhrin e komandantit, pėrveē ndonjė fjale me zė tė ulėt dhe hapave, nuk dėgjohet asgjė. Rreth njėzet minuta ecje nė rrugėn e vėshtirė tė kėsaj bjeshke, e cila nė fund mbaron me njė lėndinė qė nė errėsirė tė plotė duket tė jetė e vogėl.
Pas pak ēasteve, ceremonia fillon, kurse betimi i tyre bėn fjalė pėr prejardhjen e shqiptarėve dhe jetėn qė duhet dhėnė pėr bashkimin e trojeve shqiptare. Ndėrkohė qė ceremonia vazhdon, njėri nga ushtarėt qė nuk ishte nė rresht, por bėnte detyrėn e rojės, afrohet ngadalė.
"Edhe unė jam si ju", thotė duke pėshpėritur. "Natėn jam ushtar, e ditėn punėtor. Edhe unė kam fėmijė e familje", vazhdon ai, derisa komandanti kryen detyrėn e tij tė nderimit tė ushtarėve. "Nga viti 2002 jam ushtar. Shikoni nė ēfarė gjendjeje kemi ardhė. Ende rrezikohemi nga Serbia dhe Garda e Car Llazarit, thotė ushtari, pak sekonda para se komandanti tė afrohet.
Nėn pėrcjelljen e ushtarėve tė tjerė, komandanti i Zonės sė Dytė nė Kosovė, e cila pėrfshin Mitrovicėn, Drenasin, Skenderajn, Vushtrrinė dhe Malishevėn, tregon pėr arsyen e formimit tė AKSH-sė dhe armiqtė e saj."Ne jemi plotėsisht tė zhgėnjyer me liderėt tanė tė Kosovės", thotė komandanti i kėsaj zone, qė veten e identifikon me emrin Preka. Sipas tij, formimi i kėsaj armate nė vitin 2001 ka ndodhur pasi ėshtė parė qė ish UĒK-ja nuk ka mundur tė realizojė deri nė fund atė qė e ka filluar. "AKSH-ja ka rreth 12 mijė pjesėtarė, tė cilėt janė nė ēdo vend, nė ēdo lagje, nė ēdo fshat e qytet. Ne jemi duke ushtruar pėr ēdo ditė, ngase rrezikohemi nga armiku", thotė komandant Preka pėr Express.
Armikun kryesor tė kėsaj armate ai e konsideron Serbinė, saktėsisht Gardėn e Car Llazarit, kurse miqtė pėr ta janė KFOR-i, SHPKja dhe TMK-ja.
"Kėtu jemi nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, qė nė vijė ajrore KFORin e kemi 150 metra", saktėson vendin komandanti i kėsaj zone. Bazuar nė deklarimet e kėtij personi, AKSH-ja fillon me Zonėn e Parė, qė pėrfshinė Shqipėrinė, Zonėn e Dytė, qė mbulon Kosovėn dhe Zona e Tretė, e cila vepron nė komunat shqiptare nė Luginė tė Preshevės. "Aty ku ka shqiptarė, ku i thuhet bukės bukė e ujit ujė, aty vepron AKSH-ja", thotė komandanti, derisa pranė tij nė errėsirė tė plotė valėvitet nė shtyllė flamuri kombėtar shqiptar. Lidhur me vrasjen e disa personave nė Tetovė tė Maqedonisė, komandanti i kėsaj zone sqaron se ata nuk kanė tė bėjnė asgjė me AKSH-nė. "Jo, mė vjen keq nga ata persona qė janė vrarė, por ata nuk kanė lidhje me AKSH-nė", thotė Preka, i cili nuk pranon tė jape shpjegime pėr armatimin.
Ēėshtja e armatimit ėshtė sekrete, duke pėrfshirė edhe mundėsinė nėse komandanti i pėrgjithshėm i AKSH-sė jeton ose jo nė Kosovė. Drejtuesi i kėsaj zone tregon edhe dallimet ndėrmjet AKSH-sė dhe Gardės sė Car Llazarit, pavarėsisht se tė dy kėto nga UNMIK-u janė shpallur organizata terroriste. "Mė vjen keq qė UNMIK-u ka gabuar, sepse AKSH-ja nuk ėshtė terroriste. AKSH-ja del nga gjiri I kėtij populli. Ne jemi bijtė e bijat e kėtij populli", thotė komandanti.
Kur e gjithė ceremonia pėrfundon, sėrish ushtarėt bėhen rresht nga dy. Rreth katėr orė mė vonė, bėhet rruga e kthimit nga bjeshka, e cila ėshtė e njėjtė, edhe pse ushtarėt dhe komandanti janė pak mė tė relaksuar, sepse edhe kėsaj here plani i hartuar njė javė mė parė ėshtė realizuar me sukses. Nė vendin e nisjes, porosia e fundit drejtuar ushtarėve ėshtė qė tė jenė tė qetė, tė zhvendosen nga aty ngadalė dhe pa zhurmė. "Mos harroni, sekreti ėshtė sekret. Asnjė fjalė me familje, shokė apo dikė tjetėr. Shokė, takohemi prapė. Mund tė largoheni", thotė me zė tė lartė komandanti. Disa minuta mė vonė, nė oborrin e shtėpisė, e cila edhe pas katėr orėsh qėndrimi aty nuk kishte rrymė, nuk mbeti asnjė prej ushtarėve.
Marre nga Gazeta Express
_________________
Kenaqesia me e madhe dhe me fisnike qe kemi ne ne kete bote eshte te zbulojme te vertetat e reja dhe pastaj t“i trondisim paragjykimet.
Kthehu ne krye
Shikoj profilin e anėtarit Dergoj mesazh privat
Shfaq artikujt te renditur qysh prej:   
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Lajme dhe aktualitete Koha ėshtė nė GMT
Faqja 1 nga 1

 
Shkoj te:  
Ju nuk mundeni tė postoni tema tė reja.
Ju nuk mundeni tė pėrgjigjeni Temave nė ketė Forum.
Ju nuk mundeni ti modifikoni Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mundeni tė fshini Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi.


Powered by phpBB © 2001, 2005 phpBB Group
SEO phpBB Powered by Suchmaschinen Wiki



Automarkt und Inserat für Gebrauchtwagen
Lajme, Forum Shqiptar, Regjistri / Linkat i web-faqeve shqiptare
autotregu shqiptar pėr oferta, njoftime dhe shitblerje
Autos von Privat
Backlink mieten
Inserate jeder Art
Webseite Bekannt machen
Bannerwerbung im Internet
Verzeichnis für Webseiten