JamArber
Anėtarėsuar: 05.02.2006 Postime: 23
|
Shkruar me: 10.02.2006 11:37 Titulli: Statusi i Kosovės mund tė jetė i imponuar |
|
|
Staford: Statusi i Kosovės mund tė jetė i imponuar
Uashington, Ekzistojnė dallime midis qėndrimit zyrtar tė SHBA-ve e Bashkimit Evropian dhe pikėpamjeve jozyrtare pėr statusin e Kosovės, thotė Roj Staford, ekspert pėr Ballkanin dhe profesor i politikės sė sigurisė nė Kolexhin Kombėtar nė Uashington. Ndėrkaq pėr deklaratėn e diplomatit britanik Xhon Sauers se Grupi i Kontaktit tashmė ka marrė vendim pėr pavarėsinė e Kosovės, Staford thotė se kjo ėshtė reflektim i meditimeve, i kushtėzuar nga realiteti. "Mirėpo as Uashingtoni as Brukseli nuk kanė qėndrim zyrtar apo tė formuluar pėr ēėshtjn e statusit tė ardhshėm tė Kosovės, i cili do tė zgjidhet me bisedime", u shpreh Staford pėr "Zėrin e Amerikės".
Pasi citon dokumentin e Grupit tė Kontaktit tė publikuar nė fund tė janarit nė Londėr, ku thuhet se "Beogradi duhet ta ketė parasysh se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė e pranueshme pėr popullin e Kosovės", Staford thotė se tė gjithė e dinė se zgjidhja e vetme e pranueshme pėr popullsinė shumicė shqiptare ėshtė pavarėsia. Shtrohet pyetja, thotė mė tej Staford, se si tė arrihet pavarėsia, nė faza apo fjala ėshtė pėr pavarėsinė e kushtėzuar. Sipas dokumetit tė Grupit tė Kontaktit, thotė ai, shihet qartė se do tė bisedohet pėr decentralizimin, lirinė e lėvizjes sė serbėve dhe tė pjesėtarvė tė tjerė tė pakicave, pėr mbrojten e komuniteteteve, tė objekteve fetare dhe kthimin e refugjatėve.
Sipas kėtij eksperti amerikan. veriu i Kosovės praktikisht ėshtė serb, gjė qė e shohin edhe shqiptarėt edhe bashkėsia ndėrkombėtare. "Domethėnė, pėr atė pjesė tė Kosovės duhet gjendur njė zgjidhje kreative, e njėra prej tyre do tė ishte decentralizimi nė pėrputhje me tė zona nė veri tė Ibrit do tė kishte autonominė e vet, pėrkatėsisht njė status special, i ngjashėm me atė qė ka Republika Srpska nė kuadėr tė Bosnjės e Hercegovinės, si dhe marrėdhėnie speciale mė Serbinė. Solucionin e tillė shqiptarėt e Kosovės vėshtirė do ta pranonin, por vetėm me ndihmėn dhe insistimin e Uashingtonit. Shqiptarėt kanė besim nė Uashingtonin, por jo edhe nė Brukselin, qė do tė thotė se Amerika duhet tė mbetet e angazhuar nė negociata", thotė Staford.
Duke folur pėr mundėsinė e kompromisit, Staford thotė se pėr Beogradin nuk ėshtė e pranueshme njė zgjidhje kompromisi pėrveē autonomisė. "Kjo mund tė krijonte situatėn qė zgjidhja tė imponohet, gjė qė mund tė jetė rezultat mė i besueshėm". Pra statusi i Kosovės mund tė imponoher megjithė paralajmėrimet zyrtare tė Beogradit se Serbia nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė shumė nė lidhje me atė vendim. |
|