FAQFAQ  KėrkojKėrkoj  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve   GrupimeGrupime   RegjistrohuRegjistrohu   ProfiliProfili   Mesazhe privateMesazhe private   LoginLogin

Si u vendos pėr sulmin nė Irak

 
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Tema tė ndryshme
Tema e mėparshme :: Tema nė vazhdim  
Autori Mesazh
goni



Anėtarėsuar: 12.03.2006
Postime: 38
Vendi: Germany

PostimShkruar me: 01.10.2007 18:50    Titulli: Si u vendos pėr sulmin nė Irak

30.09.2007
Mė 22 shkurt tė vitit 2003, katėr javė para sulmit tė Irakut, Presidenti amerikan, Bush, u takua me ish-kryeministrin spanjoll, Aznar, nė Teksas dhe e informoi nė lidhje me situatėn, duke i bėrė tė ditur faktin se kishte mbėrritur momenti i sulmit. Mė poshtė do tė lexoni tekstin e plotė tė bisedės mes tė dy liderėve, tė publikuar nė tė pėrditshmen spanjolle, "El Pais".
Bush: Jemi pro njė rezolute tė dytė tė Kėshillit tė Sigurimit dhe duam qė ta kemi sa mė shpejt tė jetė e mundur. Do ta shpallim tė hėnėn, ose tė martėn (24, 25 shkurt tė 2003-shit).

Aznar: Mė mirė tė martėn, pas mbledhjes sė Kėshillit tė Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme tė Bashkimit Evropian. Ėshtė mirė tė vazhdojmė tė mbajmė ritmin e arritur pėr rezolutėn gjatė takimit tė Bashkimit Evropian nė Bruksel tė hėnėn (17 shkurt).

Bush: Momenti i pėrshtatshėm mund tė jetė e hėna nė mbrėmje, gjithsesi bėhet fjalė pėr javėn e ardhshme. Rezoluta duhet tė formulohet nė mėnyrė tė tillė qė tė mos pėrmendė pėrdorimin e forcės dhe tė konstatojė qė Sadam Huseini nuk i ka respektuar detyrimet e tij. Njė rezolutė e tillė do tė votohej nga shumėkush.

Aznar: Rezoluta do tė paraqitet nė Kėshillin e Sigurimit para dhe pavarėsisht nga njė deklaratė paralele?

Rajs: Nė fakt, nuk do tė ketė deklarata paralele. Po mendojmė pėr njė rezolutė qė tė jetė mundėsisht sa mė e thjeshtė, pa shumė detaje e hollėsira, tė cilat Sadami mund t‘i konsideronte si kėrkesa nga ana jonė, kėrkesa qė sigurisht nuk do t‘i respektonte. Po flasim me Bix (shefi i inspektorėve tė OKB-sė) dhe pjesėtarė tė tjerė tė ekipit tė tij, nė mėnyrė qė tė vjelim idetė e duhura pėr formulimin e rezolutės.

Ta heqim qafe

Bush: Sadam Huseini nuk do tė ndryshojė dhe do tė vazhdojė tė luajė. Ka ardhur momenti ta heqim qafe. Pikėrisht. Unė do tė pėrpiqem tė pėrdor njė retorikė sa mė tė butė tė jetė e mundur, ndėrkohė kėrkojmė aprovimin e rezolutės. Nėse dikush do tė vendosė veton (Rusia, Kina, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanė tė drejtėn e vetos nė Kėshillin e Sigurimit), ne gjithsesi do tė vazhdojmė tė ecim pėrpara. Sadami nuk po ēarmatoset. Duhet ta zėmė tani. Deri tani kemi dėshmuar njė durim tė jashtėzakonshėm. Kanė mbetur ende dy javė, gjatė tė cilave do tė bėjmė pėrgatitjet e fundit nga ana ushtarake. Mendoj se do t‘ia dalim mbanė me rezolutėn e dytė. Nė Kėshillin e Sigurimit kemi tri vende afrikane (Kameruni, Angola, Guinea) Kilin dhe Meksikė. Do tė flas me ta, por sigurisht edhe me Putinin. Do tė jemi nė Bagdad nė fund tė marsit. Ekziston njė mundėsi nė masėn 15% qė nė atė datė Sadami ose tė jetė vrarė, ose tė ketė ikur nga pushteti. Por kėto mundėsi nuk ekzistojnė derisa tė mos kemi rezolutėn. Egjiptianėt janė nė kontakt me Sadamin. Nga informacionet qė kemi thuhet se ndoshta ai ka rėnė dakord qė tė largohet jashtė vendit, nėse do ta lejojnė tė marrė me vete 1 miliard dollarė dhe tė gjitha informacionet qė dėshiron nė lidhje me armėt e shkatėrrimit nė masė. Edhe Ghedafi i ka thėnė Berluskonit qė Sadami kėrkon tė lerė vendin. Mubarak thotė se nė kėto rrethana ka gjasa tė mėdha qė Sadami tė vritet.

Do tė na pėlqente qė tė vepronim me mandatin e Kombeve tė Bashkuara. Nėse do tė ndėrmarrim njė sulm ushtarak, duhet tė jemi shumė tė saktė, duke u pėrqendruar tek objektivat tona. Do tė godasim trupat besnike tė Sadamit dhe kėsisoj ushtria e rregullt do ta kuptojė menjėherė se ēfarė po ndodh. Gjeneralėve tė Sadamit u kemi ēuar njė mesazh tė qartė: do t‘i trajtojmė si kriminelė lufte. E dimė qė kanė grumbulluar sasi tė mėdha dinamiti pėr tė hedhur nė erė tė gjitha pikat kyēe tė infrastrukturės dhe puset e naftės, ndaj njė nga gjėrat e para qė do tė bėjmė ėshtė marrja e puseve. Pėr kėtė do tė na ndihmojnė edhe sauditėt. Ndėrkohė jemi nė pėrfundim tė hartimit tė njė pakete ndihmash humanitare. Mund tė fitojmė pa shkatėrrime tė mėdha dhe kemi nisur tė projektojmė Irakun e sė ardhmes, atė pa Sadamin. Iraku disponon njė strukturė tė mirė burokratike dhe njė shoqėri civile relativisht tė fortė. Nė tė ardhme vendi mund tė organizohet nė formėn e njė federate. Ndėrkohė, po bėjmė gjithēka mundemi pėr tė pėrmbushur nevojat politike tė miqve dhe aleatėve tanė.

Aznar: Ėshtė rėndėsishme qė tė bazojmė veprimet mbi aprovimin e rezolutės sė OKB-sė. Tė veprosh pa verdiktin e rezolutės nuk ėshtė e njėjta gjė si tė veprosh me tė. Nė pėrmbajtjen e rezolutės duhet tė konstatohet qartė qė Sadami e ka humbur rastin dhe nuk ka bėrė asgjė nga sa i ėshtė kėrkuar.

Bush: Po, sigurisht.

Aznar: Sadam Huseini nuk ka bashkėpunuar, nuk u ēarmatos. Na duhet tė bėjmė njė pėrmbledhje tė tė gjitha kėrkesave tona tė mospėrmbushura prej tij dhe tė japim njė mesazh mė tė pėrpunuar.

Bush: Rezoluta duhet tė formulohet nė mėnyrė qė tė na ndihmojė. Pėrmbajtja nuk mė intereson shumė.

Aznar: Do tė nisim disa variante.

Bush: Ne kemi vetėm njė kriter: qė Sadam Huseini tė ēarmatoset. Nuk mund ta lemė situatėn tė vazhdojė kėsisoj deri nė verė. Tek e fundit, ka pasur nė dispozicion 4 muaj.

Momenti i veprimit

Aznar: Tė mėrkurėn e ardhshme (16 shkurt) do tė takoj Shirakun. Rezoluta do tė ketė nisur tė qarkullojė.

Bush: Po, mė se e drejtė. Shirak e njeh mjaft mirė situatėn. Shėrbimet sekrete ia kanė bėrė tė qartė. Arabėt i kanė dėrguar Shirakut njė mesazh shumė tė qartė: Sadam Huseini duhet tė largohet. Problemi ėshtė se Shiraku kujton se ėshtė "Zoti Arab", por nė fakt po ua vėshtirėson gjėrat atyre. Nga ana tjetėr, nuk dua tė kem asnjė rivalitet me Shirakun. Kemi kėndvėshtrime tė ndryshme dhe do tė doja qė gjithēka tė mbetej nė raportet e deritanishme. Pėrcillini pėrshėndetjet e mia, sinqerisht. Sa mė pak rivalitet tė ekzistojė mes nesh, aq mė mirė do tė jetė pėr ne tė gjithė.

Aznar: Si do tė kombinohet rezoluta me raportin e inspektorėve?

Rajs: Nuk do tė ketė asnjė lloj raporti mė 28 shkurt, por inspektorėt do ta paraqesin njė raport tė shkruar mė 1 mars, qė do tė dalė para Kėshillit tė Sigurimit jo para 6 ose 7 marsit tė 2003-shit. Nuk ėshtė se presim ndonjė gjė tė madhe nga ai raport. Kam idenė se Bix do tė jetė shumė mė kritik ndaj irakianėve. Njė javė pas raportit tė inspektorėve nė Kėshillin e Sigurimit duhet tė parashikojmė votėn pėr rezolutėn. Ndėrkohė, irakianėt do tė kėrkojnė tė shpjegojnė se po pėrpiqen tė pėrmbushin detyrimet, ēka nuk ėshtė e vėrtetė dhe nuk do tė jetė e mjaftueshme edhe sikur tė njoftojnė pėr shkatėrrimin e ndonjė rakete."

Bush: Ėshtė si ajo tortura kineze me pikėn e ujit. Duhet t‘i japim fund kėsaj situate.

Aznar: Jam dakord, por do tė ishte mirė tė kontaktonim sa mė shumė persona qė tė ishte e mundur. Ki pak durim.

Bush: Durimi mė ka sosur. Mendoj qė tė mos shkohet pėrtej gjysmės sė marsit.

Aznar: Nuk po tė kėrkoj njė durim pa afat. Thjesht po tė kėrkoj qė tė bėjmė gjithēka nė rregull.

Bush: Vende si Meksika, Kili, Angola, Kameruni, duhet ta dinė se bėhet fjalė pėr sigurinė e Shteteve tė Bashkuara, ndaj duhet tė veprojnė nė bazė tė njė ndjenje miqėsore ndaj nesh. Presidenti Lagos duhet ta dijė se marrėveshja e shkėmbimit tė lirė tė mallrave me ne ndodhet nė Senat pėr miratim dhe njė sjellje negative nga ana e Presidentit mund ta vinte nė rrezik ratifikimin. Angola po merr fondet e llogarisė sė mijėvjeēarit dhe gjithēka mund tė ndryshonte nėse nuk do tė tregoheshin pozitivė. Sa pėr Putinin, ai duhet ta dijė qė me sjelljen e tij po i vendos marrėdhėniet SHBA-Rusi nė rrezik.

Aznar: Toni do tė donte tė shkonim deri mė 14 mars.

Bush: Unė preferoj datėn 10. Ėshtė si ajo loja e policit tė keq dhe atij tė mirė. Pėr mua nuk ka shumė rėndėsi qė jam polici i keq, e Bleri ėshtė ai i miri.

Njė kriminel lufte

Aznar: A ėshtė e vėrtetė qė ekziston mundėsia qė Sadami ta lėrė vetė pushtetin e tė largohet?

Bush: Po ekziston njė mundėsi e tillė, sikundėr edhe mundėsia qė ai tė vritet.

Aznar: Ikje me ndonjė lloj garancie?

Bush: Asnjė garanci. Ėshtė njė hajdut, njė terrorist, njė kriminel lufte. Krahasuar me Sadamin, Millosheviēi ngjan si Nėnė Tereza. Kur tė futemi, do tė zbulojmė krime tė tjera dhe do ta ēojmė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė. Sadam Huseini mendon se ia ka hedhur. Mendon se Franca dhe Gjermania e kanė ndaluar procesin. Mendon se unė jam shumė i dobėsuar. Por ata qė i qėndrojnė rrotull e dinė se gjėrat janė krejtėsisht ndryshe. Ata e dinė qė e ardhmja e Sadamit ėshtė ose jashtė vendit, ose nė varr. Kjo ėshtė arsyeja qė duhet ta mbajmė situatėn nėn presion. Nė mėnyrė indirekte edhe Ghedafi na thotė se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ta zgjidhur ēėshtjen. E vetmja strategji e Sadamit ėshtė ajo e vonesės, vonesės dhe vetėm vonesės.

Aznar: Nė fakt, suksesi mė i madh do tė ishte ta fitonim ndeshjen pa asnjė tė shtėnė dhe tė arrinim tė hynim nė Bagdad.

Bush: Pėr mua do tė ishte zgjidhja perfekte. Unė e di se ēfarė janė luftėrat. E njoh shkatėrrimin dhe vdekjen qė ato sjellin. Unė jam ai qė duhet tė ngushėlloj nėnat e viktimave dhe vejushat e tė rėnėve. Ėshtė normale qė pėr ne kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė, pasi ndėr tė tjera do tė na kursente edhe 50 miliardė dollarė.

Aznar: Kemi nevojė tė na ndihmoni pak me opinionin publik.

Bush: Do tė bėjmė gjithė sa mundemi. Tė mėrkurėn e ardhshme do tė flas pėr situatėn nė Lindjen e Mesme dhe do tė propozoj njė plan tė ri paqeje, si dhe do tė flas pėr armėt e shkatėrrimit nė masė dhe pėr pėrparėsitė e njė shoqėrie tė lirė dhe mė pas do ta lidh edhe me situatėn nė Irak, nė njė kontekst mė tė gjerė. Mbase mund t‘ju ndihmojė.

Aznar: Ėshtė njė ndryshim i madh pėr Spanjėn dhe pėr spanjollėt. Po ndryshojmė politikėn qė ka ndjekur vendi nė 200 vitet e fundit.

Gjykimi i historisė

Bush: Unė udhėhiqem e prirem nga sensi i pėrgjegjėsisė historike, sikurse edhe ti. Kur pas disa vitesh do tė na gjykojė historia, nuk dua qė njerėzit tė thotė se pėrse Bushi, apo Aznari, apo Bleri, nuk u treguan tė pėrgjegjshėm. Nė fund tė fundit, ajo ēka njerėzit duan, ėshtė tė gėzojnė lirinė... Kam marrė vendimin tė shkoj nė Kėshillin e Sigurimit. Pavarėsisht divergjencave brenda administratės sime, u kam thėnė bashkėpunėtorėve qė duhet tė punojmė sė bashku me miqtė. Do tė ishte fantastike tė bazoheshim nė njė rezolutė tė dytė.

Aznar: E vetmja gjė qė mė shqetėson te ti ėshtė optimizmi yt.

Bush: Jam optimist, pasi besoj se jam nė anėn e drejtė. Jam nė paqe me vetveten. Na ka takuar tė pėrballemi me njė kėrcėnim tė madh pėr paqen. Irritohem jashtėzakonisht kur shoh mosndjeshmėrinė e evropianėve ndaj vuajtjeve qė pėsojnė irakianėt pėr shkak tė Sadam Huseinit. Ndoshta sepse ata kanė lėkurė tė errėt, janė myslimanė dhe janė larg gjeografikisht? Nuk do ta harroj kurrė atė qė mė tha dikur Salana: "Pėrse ju amerikanėt mendoni se ne jemi antisemitė dhe tė paaftė pėr tė pėrballuar pėrgjegjėsitė tona?" Kjo sjellje ėshtė e tmerrshme. Nga ana tjetėr, me Kofi Ananin kam marrėdhėnie shumė tė mira.

Aznar: Ndani sė bashku tė njėjtat shqetėsime etike.

Bush: Sa mė shumė tė mė sulmojnė evropianėt, aq mė i fortė bėhem kėtu nė Shtetet e Bashkuara.

Aznar: Duhet tė bėjmė bashkė forcėn tėnde me vlerėsimin e evropianėve.

Materiali

Ėshtė njė dokument me njė interes tė jashtėzakonshėm ky qė "El Pais" e ka nxjerrė nga thellėsitė e fshehta tė arkivave diplomatike. Rėndėsia ėshtė e dyfishtė. Sė pari, pasi materiali i takon njė ngjarjeje qė ende nuk ka mbaruar dhe qė ndikon jashtėzakonisht nė ekuilibrat ndėrkombėtarė. Pėr herė tė parė kuptojmė se si merret vendimi pėr njė luftė: takimi nė fermėn e Bushėve ndodhi tė shtunėn, mė 22 shkurt 2003, sulmi amerikan nė Irak u bė natėn e 19-20 marsit. Materiale tė tilla, si dialogu i mėsipėrm, nė rastin mė tė mirė publikohen shumė vite pas ndodhjes sė njė ngjarjeje, kur njė kronikė ėshtė bėrė histori. Nė kėtė rast ndodh e kundėrta. Ėshtė historia ajo qė kthehet nė kronikė e na ndihmon tė kuptojmė shumė gjėra.

Sė dyti, veēantia qėndron te materiali, qė ėshtė njė dialog. Tė duket sikur po lexon skenarin e njė shfaqjeje teatrale. Prezantohemi me dhomat ku qėndrojnė tė pushtetshmit e mund tė dėgjojmė pushtetarėt teksa flasin mes tyre, sikurse nė filmin "Dita e trembėdhjetė", qė rrėfen krizėn e raketave me Kubėn pėrmes asaj ēka ndodhi ato ditė nė Shtėpinė e Bardhė tė Kenedit. Por ai ishte veē njė film, edhe pse bazuar mbi dėshmi reale dhe veē kėsaj shumė vite mė pas. Ndėrsa dialogu i mėsipėrm ka njė fuqi shpėrthyese. Ėshtė hera e parė qė mėsojmė se Sadam Huseini ishte i gatshėm tė shkonte nė mėrgim nė kėmbim tė 1 miliard dollarėve. Teksa dėgjon bisedat, mbetesh i ēuditur pėr mėnyrėn se si vendoset me qetėsinė mė tė madhe pėr njė luftė qė kushton mijėra e mijėra jetė njerėzish nga ana e irakianėve dhe ushtarėve amerikanė njėherazi dhe tė mos harrojmė edhe eksodin biblik qė po ndodh nė Irak. Ėshtė njė mbledhje mes miqsh, mes tė cilėve njėri qėndron mė lart se tė tjerėt nė "fermėn" e politikės ndėrkombėtare, duke imponuar skemėn e tij dhe duke u kėrkuar tė tjerėve vetėm mbėshtetje dhe njė konsensus sa mė tė gjerė qė tė jetė e mundur, pėrmes tė gjitha mėnyrave, madje edhe pėrmes kėrcėnimit. Bush i rendit Aznarit listėn e vendeve tė Kėshillit tė Sigurimit dhe ndaj secilit e ka gati "ilaēin" nė rast se ata nuk do t‘i binden. Kėshtu, Kili nuk do tė ketė marrėveshjen e dėshiruar me Shtetet e Bashkuara nė lidhje me tregtinė e lirė, Angola do tė humbasė paratė e fondit tė mijėvjeēarit, e kėshtu me radhė. Por kėrcėnimet nė fakt nuk patėn ndonjė ndikim tė madh, pasi rezoluta, ashtu sikurse dihet tashmė, mori vetėm 4 vota pro nė vend tė 9 votave qė duheshin dhe nuk u miratua. E megjithatė nė fund ai qė del mė mirė nga ky dokument ėshtė vetė Bushi, qė demonstron njė sens tė fortė lidershipi falė njė vetėvlerėsimi tė jashtėzakonshėm qė ka ushqyer gjithmonė pėr personin e tij dhe ndėrgjegjėsimit se ndodhet nė krye tė tė vetmes superfuqi botėrore. Nuk i intereson shumė nėse shfaqet pozitiv, apo negativ, "polici i keq" ("Ia lė Blerit rolin e policit tė mirė"), aq mė pak i intereson OKB-ja dhe evropianėt, ndaj tė cilėve shfaq pėrēmim ("Sa mė shumė tė mė sulmojnė evropianėt, aq mė i fuqishėm bėhem nė Shtetet e Bashkuara"). Ata qė shfaqen nė dritė tė keqe janė Bler e Berluskoni, e mbi tė gjitha Aznar, tre "miqtė" qė Bushi i thirri pėr tė marrė njė konsensus, tė cilin ata nuk ishin tė zotė t‘ia jepnin. G. Shqip
_________________
Kenaqesia me e madhe dhe me fisnike qe kemi ne ne kete bote eshte te zbulojme te vertetat e reja dhe pastaj t“i trondisim paragjykimet.
Kthehu ne krye
Shikoj profilin e anėtarit Dergoj mesazh privat
Shfaq artikujt te renditur qysh prej:   
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Tema tė ndryshme Koha ėshtė nė GMT
Faqja 1 nga 1

 
Shkoj te:  
Ju nuk mundeni tė postoni tema tė reja.
Ju nuk mundeni tė pėrgjigjeni Temave nė ketė Forum.
Ju nuk mundeni ti modifikoni Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mundeni tė fshini Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi.


Powered by phpBB © 2001, 2005 phpBB Group
SEO phpBB Powered by Suchmaschinen Wiki



Automarkt und Inserat für Gebrauchtwagen
Lajme, Forum Shqiptar, Regjistri / Linkat i web-faqeve shqiptare
autotregu shqiptar pėr oferta, njoftime dhe shitblerje
Autos von Privat
Backlink mieten
Inserate jeder Art
Webseite Bekannt machen
Bannerwerbung im Internet
Verzeichnis für Webseiten