gamserv Site Admin
Anėtarėsuar: 02.01.2006 Postime: 14
|
Shkruar me: 16.09.2007 13:42 Titulli: George Bush, presidenti qė ēmendi botėn |
|
|
George Bush, presidenti qė ēmendi botėn
16.09.2007
Kush ėshtė George W. Bush? Fėmijėria, arsimimi, rinia, familja, puna, karriera dhe tė gjitha tė paditurat e jetės sė tij. Njė jetė me suksese dhe dėshtime, me gafe dhe skandale. Lexoni jetėn e Bushit.
George Walker Bush, i lindur mė 6 korrik tė vitit 1946, i biri i George Herbert Walker Bush dhe i bashkėshortes sė tij Barbara Pierce, ėshtė presidenti i 43-tė i Shteteve tė Bashkuara (qė prej 20 janarit tė vitit 2001) dhe anėtar i Partisė Republikane, i zgjedhur dy herė guvernator i Shtetit tė Teksasit (ndėrmjet viteve 1994-1998, mė pas 1998-2000), datė nė tė cilėn ai braktisi postin e guvernatorit si pasojė e fitores nė zgjedhjet presidenciale. Ai u zgjodh pėr njė mandat tė dytė mė 2 nėntor tė vitit 2004. Mandatet e tij presidencialė janė shėnuar nga atentatet terroriste tė 11 Shtatorit tė vitit 2001 dhe nga Lufta nė Irak.
George W. Bush: familja dhe studimet
Fėmija mė i madh i njė familjeje prej gjashtė fėmijėsh, George W. Bush lindi nė shtetin Connecticut. Ai ka dy motra, njėra prej tė cilave vdiq nė moshėn 3-vjeēare si pasojė e njė operacioni pėr leucemi, i cili rezultoi negativ dhe tre vėllezėr, ndėr tė cilėt John Ellis Bush, qė lindi shtatė vjet pas tij. I ati i tij George Herbert Walker Bush ishte presidenti i 41-tė i Shteteve tė Bashkuara, duke shėrbyer nė kėtė post nga vitit 1989 nė 1993. Para se tė ishte nė krye tė Presidencės, Bush ishte zėvendėspresident i 43-tė i SHBA nė administratėn e Ronald Regan. Ai ka qenė anėtar i Partisė Repubikane. E ėma e tij Barbara Bush njihej pėr komentet e saj tė ashpėr dhe mendimet shpeshherė tė polemizuar. Ajo e ka pėrfaqėsuar denjėsisht veten si Zonjė e Parė e Shtetit pėr aq kohė sa bashkėshorti i saj ishte nė krye tė shtetit. Familja Bush u zhvendos nė vitin 1959 nė Houston, ku i ati kishte zhvendosur kompaninė e tij tė naftės. Kur ishte adoleshent George W. Bush u dėrgua nė pensionatin pėr djemtė e Phillips Academy nė Andover, nė Massachusetts, e konsideruar nė atė kohė si shkolla mė e vėshtirė private e Amerikės nga Time Magazine. George Bush arriti tė diplomohet pėr histori. Nė atė kohė ai ishte anėtar i njė vėllazėrie studentėsh sekrete qė mė pas u bė e njohur, e quajtur Skull and Bones, si i ati i tij George H. W. Bush (1948), gjyshi i tij Prescott Bush (1917) dhe John Kerry, rivali i tij i ardhshėm nė zgjedhjet presidenciale tė vitit 2004. Ai kreu shėrbimin ushtarak, duke u angazhuar nė Gardėn Kombėtare Ajrore nė vitin 1968, ku bėhet pilot i njė avioni F-102. Ky angazhim nė Gardėn Kombėtare i jep atij mundėsinė tė marrė pjesė nė Luftėn e Vietnamit. Gjatė pėrfshirjes nė kėtė luftė, ai pėrfiton nga pushimet pėr tė marrė pjesė nė fushatat elektorale pranė babait tė tij apo miqve. Pasi pėrfundoi shėrbimin ushtarak, pasi nuk iu dha mundėsia pėr tu regjistruar nė Fakultetin e Drejtėsisė sė Tekasit, Bushi i ri u pranua nė shkollėn prestigjioze Harvard Business School. Atje ai mori MBA nė vitin 1975. Ai u martua me Laura Welch nė vitin 1977. Pas martesės ata u bėnė me dy vajza binjake, Barbara dhe Jenna, tė lindura nė vitin 1981. Nė vitin 1978, ai paraqitet nė Teksas nė zgjedhjet pėr Dhomėn e Pėrfaqėsuesve, por mundet nga pėrfaqėsuesi tjetėr, Kent Hance, kundėrshtar i Partisė Demokrate. Ai filloi ndėrkohė karrierėn e tij nė industrinė e naftės me krijimin e Arbusto Energy, njė ndėrmarrje kėrkimi pėr naftėn dhe gazin. Kjo ndėrmarrje duhet tė pėrballej me krizėn e vitit 1979 dhe pasi e riquajti Bush Exploration, George W. Bush ia rishiti nė vitin 1984 Spectrum 7, njė nga konkurrentėt e tij nga Teksasi, i cili bėhet drejtori i kėsaj ndėrmarrjeje. Kriza e mėpasshme (1985-1987) shkaktoi tė njėjtėn situatė, duke e pozicionuar George W. Bush nė krye tė Harken Energy. Disa akuzonin nė atė kohė tė atin e tij (president i SHBA) se kishte bėrė presion me qėllim qė disa elementė shqetėsues gjatė shitjes tė mos jenė nė origjinė tė njė hetimi tė thelluar. Disa tė tjerė pėrgjigjen se ardhja e Bill Clintonit nuk kishte ndryshuar asgjė nė situatė, duke provuar pavarėsinė e hetimeve. Nga viti 1983 nė vitin 1992, ai ishte pjesėtar i Drejtorisė sė Shoqėrisė sė Prodhimeve Kinematografike Silver Screen Partners, tė bllokuar nga Roland W. Betts, njė mik dhe ish-bashkėpunėtor i universitetit. Pasi kishte punuar pėr fushatėn e fitores sė tė atit nė vitin 1988, ai mblodhi tė gjithė miqtė e tij tė ngushtė dhe njė vit mė pas bleu Texas Rangers, njė ekip bejzbolli. Ai akuzohet mė pas se ka pėrfituar nga presionet politike nė kuadėr tė kėsaj blerjeje. Ai nė atė kohė banonte nė Crawford, ku kishte njė ranch, nė tė cilin kalonte pushimet.
Guvernator i Teksasit (1994-2000)
Bush rishet ekipin Texas Rangers nė vitin 1994, gjatė zgjedhjes sė tij nė postin e guvernatorit tė Teksasit. Pėr tė arritur kėtė post, ai mund demokratin dhe guvernatorin shumė popullor, Ann Richards. Ai ėshtė i dyti guvernator republikan i Teksasit qė prej vitit 1877 dhe guvernatori i parė i kėtij shteti qė pėrmbushi dy mandate radhazi katėrvjeēarė nė vitin 1998. Ai u rizgjodh me 69% tė votave. Politika e tij ėshtė shumė e njohur nė Evvropė pėr pėrdorimin e dėnimit me vdekje: ai nėnshkroi urdhrin e ekzekutimit tė sentencės juridike pėr 152 tė burgosurit tė shpallur fajtorė pėr krime dhe tė dėnuar me vdekje. Pėr mė tepėr, ai ka favorizuar vetėm njė tė dėnuar tė vetėm gjatė mandatit tė tij. Ai manovroi nė mėnyrė tė shkathėt me tė zgjedhurit demokratė, nė mazhorancė nė Kongresin Lokal, edhe pse njė pjesė e tyre u tallėn me tė gjatė fushatės sė tij presidenciale tė vitit 2000, ndėrkohė qė ai ishte paraqitur si kandidat kundėrshtar.
Zgjedhjet presidenciale tė vitit 2000, fitorja
Pasi u paraqit me disa vėshtirėsi nė konkurrim kundėr John McCain, senator i Arizonės, George W. Bush e orientoi fushatėn e tij nė ēėshtjet e brendshme tė vendit, kryesisht tė uljen e nivelit tė angazhimit tė jashtėm tė Shteteve tė Bashkuara, konform traditės izoluese tė Partisė Republikane. Gjatė kėsaj fushate, Bush ishte gjithmonė i rrethuar nga ekspertė politikė si Karl Rove (njė mik i familjes dhe strateg i konfirmuar nė fushatė elektorale), Karen Hughes, njė kėshilltare nga Teksasi apo edhe Dick Cheney, ish-sekretar pėr Mbrojtjen. Mbrėmjen e zgjedhjeve, Al Gore del nė avantazh ndaj Bush me rreth 550 000 vota nė nivel kombėtar, por tė dy kandidatėt janė nė njė diferencė tė ngushtė nė nivel shtetesh dhe pėrsa u pėrket zgjedhėsve, tė cilėt zgjedhin presidentin. Rezultatet ishin shumė tė afėrt nė disa shtete, si Nju Meksiko dhe nė Florida. Disa gabime dhe ngjashmėri nė disa fletė votimi shkaktuan zėnka nė zonat elektorale, veēanėrisht nė Florida, ku diferenca ėshtė vetėm 100 vota dhe ku mijėra fletė votimi u shpallėn tė pavlefshme. Nė Nju Meksiko, pasi ishte shpallur fitues me 10 000 vota pėrpara, bėhet njė numėrim tjetėr i votave, ku kryeson Al Gore me 300 vota. Nė Florida, disa qendra votimi ishin mbyllur pėr parregullsi. Pas njė lajmėrimi tė parė tė Gjykatės sė Lartė tė Floridas pėr kalimin e kėtyre avantazheve dhe shkeljeve nė fushėn legjislative, Gjykata e Lartė e Shteteve tė Bashkuara e anulon numėrimin e fundit tė votave tė shtetit tė Floridas, qė cilėsohet i paligjshėm me pesė vota kundėr katėr, ndėrkohė qė vetėm zona e Miami-Dade nuk kishte pėrfunduar numėrimin dhe qė Al Gore ėshtė gjithmonė pas Bush me rreth 100 vota. Kėshtu qė George W. Bush shpallet mė nė fund fitues dhe President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nga Gjykata e Lartė, sipas drejtėsisė, falė votave tė shtetit tė Floridas qė i dhanė atij mundėsinė tė marrė votat e 271 zgjedhėsve tė mėdhenj kundėr 266 pėr Al Gore. Rezultati zyrtar pėrfundimtar ishte 50 459 211 vota pėr Bush (47,9 %), 51 003 894 pėr Al Gore (48,4 %), Ralph Nader etj. Nė asnjė moment Al Gore nuk ia doli mbanė tė parakalojė George W. Bush gjatė numėrimit tė tė gjitha votave nė tė gjitha qendrat e votimit tė shtetit tė Floridas. Sipas disa hipotezave tė ndryshme parashikohej qė nėse Gjykata nuk do tė kishte ndėrprerė numėrimin njė nga njė, George W. Bush do tė kishte fituar gjithsesi zgjedhjet ose do ti kishte humbur ato me tre vota nė njė hipotezė tė vetme pėrballė Al Gore. Nuk ėshtė hera e parė nė historinė e vendit qė njė president vihet nė pushtet me mė pak vota se kundėrshtari i tij nė planin kombėtar.
Rizgjedhja nė krye tė shtetit nė 2004
Gjatė zgjedhjeve presidenciale tė vitit 2004, George W. Bush ishte nė garė me senatorin demokrat John Kerry. Nė fillim, duke iu referuar sondazheve, ai pėrfitoi nga mungesa e dinamizmit tė kundėrshtarit tė tij pėr tė marrė njė pėrparėsi tė rėndėsishme, me njė argumentim tė bazuar nė mungesėn e qėndrueshmėrisė politike tė senatorit. Ky i fundit e habit publikun gjatė debatit tė parė televiziv, duke sulmuar nė mėnyrė direkte presidentin mbi gabimin kolosal tė Luftės nė Irak. Gjatė dy debateve vijues, kandidatėt u pėrballėn me njėri-tjetrin, por pa lėnė tė kuptohej se njėri apo tjetri ishte mė i favorizuar. Votimi u pėrsėrit edhe njė herė, duke qenė se rezultati ishte shumė i ngushtė dhe ėshtė George W. Bush, i cili u rizgjodh gjatė votimit tė 2 nėntorit tė vitit 2004 me njė rezultat historik prej mė shumė se 62 milionė zgjedhės kundėr 59 milionė pėr John Kerry, i cili pranoi dėshtimin e tij qė tė nesėrmen e votimit. Kampi republikan korri gjithashtu njė fitore historike pėr rinovimin e Senatit dhe tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve. Ndarja ndėrmjet Shteteve tė Kuq republikanė dhe Shteteve Blu demokratė ėshtė po aq evidente sa ajo nė vitin 2000 midis Bush dhe Al Gore. Qytetet intelektuale tė verilindjes dhe tė veriut, si Boston, Nju Jork dhe Ēikago, qytetet e Bregut Perėndimor si San Francisko, Los Anxhelos dhe Sitėll, qė pėrfaqėsonin shtetet me pėrqendrim mė tė madh tė popullsisė, u fiksuan nė kampin demokrat. Nė fakt, tė 32 qytetet me mė shumė se 500 000 banorė qė pėrbėnin SHBA votuan pothuajse tė gjithė kampin demokrat, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e tyre ndodheshin nė shtete republikane si (Atlanta, Miami, Las Vegas, Nju Orlins, etj.).
Personaliteti i tij
Kur kishte mbushur tė dyzetat George W. Bush deklaroi pėrpara kamerave se do tė bėnte njė periudhė tė gjatė pushimi. Ai ishte pėrfshirė nga alkoolizmi. Familja dhe miqtė e tė atit bėnė ēka ishte e mundur pėr ti dhėnė atij njė aparencė sociale tė pranueshme, duke e ndihmuar shumė dhe financiarisht nė ndėrmarrjet e tij ekonomike. Ai pohoi nė atė kohė qė ishte besimi te Zoti dhe bashkėshortja qė e ndihmuan pėr tia dalė mbanė. I ati i tij nuk besonte nė mundėsinė e zgjedhjes sė parė. George W. Bush ėshtė njė kristian i lindur. Ai theksonte se lutej shumė herė nė ditė dhe i referohet pak a shumė shpesh disa pasazheve tė Biblės gjatė fjalimeve tė tij. Ai ka fituar kėshtu fushatat elektorale, duke fituar mbėshtetjen e njė pjese tė kristianėve evangjelistė. Ai madje bindi njė pjesė tė rėndėsishme tė elektoratit katolik nė vitin 2004, duke fituar mė shumė se 50% tė votimeve tė tij kundėr kandidatit tė dalė nga ky komunitet. Ai e ka ngulur kėtė besim nė zemėr tė punės qeverisėse. Mbledhjet e qeverisė nė Shtėpinė e Bardhė fillonin me njė lutje dhe me leximin e njė pasazhi tė Biblės. Ky aspekt themelor i personalitetit tė George W. Bush lė tė konceptojė njė dimension mistik qė ndėrfut veprimin qeveritar amerikan. Ngjarjet tė tilla si ato tė 11 Shtatorit dhe tė katastrofės sė Nju Orlinsit u shfaqėn nė kėtė perspektivė mistike si fakte qė mund tė analizohen nė planin fetar. Shprehja tė luftosh aksin e tė keqes, fjalė e rendit politik ndėrkombėtar kundėr terrorizmit pas ngjarjeve tė 11 Shtatorit, e nėnvizon mė sė miri njė gjė tė tillė.
Politika e kombėtare dhe drejtėsia
Nė qershor tė vitit 2005, telespektatorėt amerikanė pozicionuan George W. Bush nė vend tė gjashtė nė listė e tyre tė tė mėdhenjve tė Amerikės, pas presidentėve Ronald Regan apo Abraham Linkoln, por para paraardhėsit tė tij Bill Clinton. George W. Bush ishte pro dėnimit me vdekje, ashtu si 66% e bashkėkombėsve tė tij dhe 80% tė banorėve tė Teksasit. Ai e cilėsoi kėtė dėnim tė pandryshueshėm. Mė 19 korrik tė vitit 2005, George W. Bush procedon nė pėrzgjedhjen e gjykatėsit tė Gjykatės sė Lartė tė Shteteve tė Bashkuara me qėllim zėvendėsimin e gjykatėses Sandra Day O'Connor. Zgjedhja e tij ishte pėr John Roberts, njė gjykatės i Gjykatės sė Apelit tė Uashingtonit dhe republikan, rreth moshės 50 vjeē. Mė 5 shtator tė vitit 2005, Bush emėroi John Roberts nė presidencėn e Gjykatės sė Lartė, si pasojė e vdekjes sė ish-titullarit tė kėtij posti, William Rehnquist. Mė 3 tetor tė vitit 2005, nė njė kohė tė dytė ėshtė Harriet Miers, shefi i shėrbimeve juridike tė Shtėpisė sė Bardhė qė emėron pėr tė zėvendėsuar Sandra Day O'Connor nė Gjykatėn e Lartė tė Shteteve tė Bashkuara, por mė 27 tetor ai duhet tė njoftojė tėrheqjen e kėtij emėrimi si pasojė e kritikave tė shumta tė krahut mė tė djathtė tė Partisė Republikane. Mė 31 tetor tė vitit 2005, Samuel Alito ėshtė zgjedhja e tij e tretė pėr tė pasuar Sandra O'Connor. Ai u konfirmua nga Senati mė 31 janar tė vitit 2006.
Politika ndėrkombėtare dhe marrėdhėniet me Evropėn
George W. Bush ėshtė relativisht jo edhe aq popullor jashtė vendit tė tij, veēanėrisht nė disa vende tė Evropės dhe nė vendet arabe qė prej Luftės nė Irak (2003-2006). Kjo luftė shkaktoi gjithashtu njė nivel tė lartė tė kontestimit tė politikės sė presidentit nė Lindjen e Mesme dhe tė Largėt. Marrėdhėniet ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe njė pjese tė vendeve evropiane u shkatėrruan duke filluar nga fjalimi lidhur me aksin e sė keqes dhe arritėn njė nivel tė lartė mosmarrėveshje (nė nivelet kombėtarė, por jo nė mėnyrė globale, nė nivelet qeverisės) nė momentin e Luftės nė Irak. Pikėrisht nė kėtė kohė Donald Rumsfeld, sekretari i Mbrojtjes, bėri njė dallim midis Evropės sė Vjetėr, tė pėrfaqėsuar nga Gjermania, Franca dhe Belgjika dhe Evropės sė Re amerikanofile tė pėrfaqėsuar nga ish-vendet e Lindjes dhe disa vende tė Perėndimit, si Britania e Madhe, Italia, Danimarka apo Spanja. Nė vitin 2004, Shtetet e Bashkuara shtuan Spanjėn nė listėn e vendeve armiq nėn dominimin amerikan, pas fitores sė socialistit Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili shpreson, duke e shprehur publikisht, fitoren e John Kerry nė zgjedhjet presidenciale tė nėntorit tė vitit 2004. Nė shkurt tė vitit 2005, Bush kreu udhėtimin e parė nė njė vend evropian gjatė mandatit tė dytė presidencial pėr tė rifituar besimin e opinionit publik dhe pėr tu ripajtuar me liderėt evropianė. Ai ėshtė i pari politikan amerikan qė shkoi nė selinė e Komisionit Evropian nė Bruksel, ku konstatoi shumė mosmarrėveshje tė qėndrueshme me disa vende evropiane dhe mė veēanėrisht me Francėn dhe Gjermaninė. George W. Bush ishte kundėr heqjes sė embargos pėr shitjen e armėve Kinės, kryesisht me qėllim mbrojtjen e Tajvanit, ndėrkohė qė francezėt bėnin presion pranė evropianėve pėr tė hequr kėtė moslejim. George W. Bush kėrkonte tė aplikonte njė embargo tė re ekonomike kundėr Sirisė me qėllim qė kjo e fundit tė tėrhiqej nga Libani dhe tė ndalonte sė qenuri njė bazė pėr grupet terroriste aktive, kryesisht nė Irak apo kundėr Izraelit. Evropianėt kėrkonin pjesėmarrjen e Shteteve tė Bashkuara nė zbatimin e Protokollit tė Kiotos, gjė qė administrata amerikane e refuzoi nė mėnyrė kategorike. |
|