gamserv Site Admin
Anėtarėsuar: 02.01.2006 Postime: 14
|
Shkruar me: 13.08.2007 17:55 Titulli: Pavarėsia e Kosovės e panegociueshme |
|
|
Pishtinė: Pavarėsia e Kosovės e panegociueshme
12.08.2007
Njė raund i ri negociatash, i cili mund tė jetė dhe pėrfundimtar, filloi me takimet nė Beograd dhe Prishtinė, pėr tė vendosur rreth statusit tė Kosovės. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės, Barry Wood, analizon ato qė priten nė 4 muajt e ardhshėm tė bisedimeve tė ndėrmarra nga diplomatėt rusė, gjermanė dhe amerikanė.
Duke e quajtur vehten Trojkė, tre diplomatėt e nivelit tė lartė shkuan nė Prishtinė dje pasi vizituan Beogradin. Ata zhvilluan bisedime pėr rreth 3 orė me udhėheqėsit shqiptarė, tė cilėt pėrbėjnė grupin negociues nga tė gjitha partitė nė Kosovė. Ata u takuan gjithashtu edhe me Administratorin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe me komandantė tė forcave ushtarake nėn komandėn e NATO-s, e cila ka qėnė pėrgjegjėse pėr sigurinė nė Kosovė qė nga viti 1999.
Duke folur me gazetarėt, i dėrguari i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Frank Wisner tha se trojka ka si qėllim tė ndėrtojė urat dhe tė sjellė pėrballė tė dy palėt pėr hir tė paqes.
Ne do tė jemi dakort me ēfarėdo qė palėt tė bien nė kompromis. Ne nuk jemi kėtu pėr tė bėrė propozime. Ne jemi kėtu tė dėgjojmė mendimet tuaja dhe tė arrijmė nė mirėkuptim.
Wisner tha se udhėheqėsit Serbė e siguruan Trojkėn se ata janė tė vendosur pėr njė bashkėpunim tė plotė pėr tė arritur marrėveshje. Tė dy palėt kanė pozicione tė kundėrta, Serbia kundėrshton pavarėsinė dhe shiptarėt nuk pranojnė asgjė mė pak se pavarėsia.
Diplomati gjerman, Wolfang Ischinger, pohon se nuk do tė jetė e lehtė pėr ti sjellė tė dyja palėt nė njė mendje.
Unė mendoj se ėshtė njė fillim i mirė, pėr atė qė nuk ėshtė njė mision shumė i lehtė pėr Trojkėn.
Ischinger tha se Kosova ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian.
I dėrguari i Rusisė, Alexander Botsan-Kharchenko tha se Trojka ėshtė duke punuar nėn kujdesin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė.
Kjo to tė thotė se nė pėrgjithėsi procesi i statusit qėndron nė kuadrin e OKB-sė. Ne do tė ndihmojmė sa tė mundemi pėr njė zgjidhje tė bazuar nė kompromis, njė marrėveshje midis Beogradit dhe Prishtinės. Dhe kėshtu, ne mundėsojmė Kėshillin e Sigurimit tė miratojė kėtė zgjidhje.
Muajin e fundit, Rusia bllokoi votimin nė Kėshillin e Sigurimit mbi njė plan pėr pavarėsi tė mbikqyrur tė Kosovės, tė propozuar nga i dėrguari i OKB-sė, i cili kishte zhvilluar pėr 10 muaj bisedime tė pafrytshme dhe nuk mundi afronte qendrimet diametralisht tė kundėrta midis Beogradit dhe Prishtinės. Duke qenė pėrkrahėse e Serbisė, Rusia ėshtė iniciatorja e kėtij raundi tė ri bisedimesh.
Trojka do tė takohet pėrsėri me tė dy palėt brenda disa javėsh. G. Start |
|