FAQFAQ  KėrkojKėrkoj  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve   GrupimeGrupime   RegjistrohuRegjistrohu   ProfiliProfili   Mesazhe privateMesazhe private   LoginLogin

Kuvendi do tė zgjedhė Presidentin e vendit mė 13 shkurt

 
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Lajme dhe aktualitete
Tema e mėparshme :: Tema nė vazhdim  
Autori Mesazh
Besarta



Anėtarėsuar: 08.02.2006
Postime: 16

PostimShkruar me: 08.02.2006 00:47    Titulli: Kuvendi do tė zgjedhė Presidentin e vendit mė 13 shkurt

Kuvendi do tė zgjedhė Presidentin e vendit mė 13 shkurt
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, vendosi sot qė Kuvendi solemnisht tė mblidhet tė hėnėn pėr ta zgjedhur Presidentin e ri tė vendit. LDK-ja sot ka nominuar prof.dr.Fatmir Sejdiun pėr kreun e vendit, ndėrkohė qė ende nuk dihet nėse do tė ketė ndonjė kandidat tjetėr.
Naim Maloku, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, bėri tė ditur se kryesia pas nominimit nga Grupi parlamentar i LDK-sė, tė Fatmir Sejdiut pėr president tė Kosovės, vendosi qė tė mbahet seanca solemne tė hėnėn, mė 13 shkurt, nė orėn 10.00, dhe jo tė enjten, ashtu siē ishte parashikuar, me kėrkesė tė Grupi Parlamentar tė PDK-sė. Kjo ėshtė bėrė me arsyetimin se mungon njė pjesė e deputetėve tė kėsaj partie, tė cilėt ndodhen nė udhėtim zyrtar nė Gjermani, tė kryesuar nga Hashim Thaēi.
"Ishte njė atmosferė e mirė, dhe besojmė se para faktorit ndėrkombėtar, do tė tregojmė njė unitet tė plotė, tė hėnėn mė 13 shkurt", tha Maloku, i cili pėrfaqėson AAK-nė nė Kryesinė e Kuvendit.
Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, profesor nė Fakultetin Juridik dhe nė Degėn e Shkencave Politike, sipas tė gjitha gjasave, do tė vazhdojė mandatin e Presidentit Rugova, i cili vdiq mė 21 janar.
"Ishin arsye tė domosdoshme, qė tė shtyhet zgjedhja e kryetarit, pėr shkak se nuk gjenden nė Kosovė pėr shkak tė angazhimeve zyrtare nė Gjermani", tha Xhavit Haliti, anėtar i kryesisė nga PDK-ja. Ai tha se Grupi parlamentar i PDK-sė, ende ėshtė duke e shyrtuar mundėsinė, qė tė dalė apo jo me kundėrkandidat pėr President tė vendit, ndonėse mediat kanė cituar burime tė kėsaj partie se si kundėrkandidat tė mundshėm tė kėsaj partie, janė Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi dhe Fatmir Limaj.
Ai tha se realiteti ėshtė se LDK-ja ka shumicėn nė Kuvend, dhe sipas Kornizės Kushtetuese ajo ka emėruar kandidatin, e saj, kėtė tė drejtė e ka edhe PDK-ja, por sipas tij, kjo nuk nėnkupton edhe "zgjedhjen".
Sipas deklarimeve paraprake tė partive politike, kandidatura e prof.Sejdiut pėr president tė vendit ėshtė mbėshtetur nga partneri nė koalicion, AAK-ja, Ora, njė parti turke, koalicioni "Vakat" etj.
Kryesia ka vendosur poashtu qė seanca e Kuvendit tė Kosovės e ndėrprerė nė muajin janar pėr shkak tė vdekjes sė Presidentit do tė vazhdojė tė martėn, sipas rendit tė miratuar tė ditės, atėherė. Ndėrsa, seanca e rregullt e paraparė pėr 9 shkurt do tė mbahet mė 23 shkurt.
Kryesia e Kuvendit poashtu ka vendosur qė tė shpallė konkurs pėr sekretarin e Kuvendit tė Kosovės, nė vend tė Jusuf Demajt, tė cilit i ka kaluar mandati.
_________________
besarta
Kthehu ne krye
Shikoj profilin e anėtarit Dergoj mesazh privat Vizitoj Website tė kėtij anėtari
Shfaq artikujt te renditur qysh prej:   
Hap njė Temė tė re   Pėrgjigje e re    forum.alba-portal.com Fillimi i Forumit -> Lajme dhe aktualitete Koha ėshtė nė GMT
Faqja 1 nga 1

 
Shkoj te:  
Ju nuk mundeni tė postoni tema tė reja.
Ju nuk mundeni tė pėrgjigjeni Temave nė ketė Forum.
Ju nuk mundeni ti modifikoni Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mundeni tė fshini Postimet e juaja nė kėtė Forum.
Ju nuk mund tė votoni nė votimet e kėtij forumi.


Powered by phpBB © 2001, 2005 phpBB Group
SEO phpBB Powered by Suchmaschinen Wiki



Automarkt und Inserat für Gebrauchtwagen
Lajme, Forum Shqiptar, Regjistri / Linkat i web-faqeve shqiptare
autotregu shqiptar pėr oferta, njoftime dhe shitblerje
Autos von Privat
Backlink mieten
Inserate jeder Art
Webseite Bekannt machen
Bannerwerbung im Internet
Verzeichnis für Webseiten